U dëmtohet shtëpia dy herë nga erërat, familja kërkon mbështetje nga komuna

Erërat e forta të ditës së shtunë ia kanë dëmtuar sërish shtëpinë familjes Terziqi nga Mitrovica. Gjersa thonë se intervenimi nga Komuna u bë pas presionit të vazhdueshëm, ata ankohen se rasti i tyre nuk po merr vëmendjen e duhur. Nga Drejtoria për Siguri dhe Emergjencë thonë se kanë përfunduar punën e tyre ndërsa pjesën për siguri, ua lënë operatorëve ndërtues përreth shtëpisë

Nuk e ka për herë të parë që erërat e forta ia rrezikojnë shtëpinë nga ndërtesat përreth.

Kulmi i banesës përball shtëpisë i kishte rënë edhe njëherë në vitin 2015.

Por herën e fundit, të rëndë për Fitim Terziqin e bën fakti që brenda shtëpisë gjendeshin e ëma dhe motra shtatëzënë me vajzën e saj.

Ai konsideron se rasti i shtëpisë së tij, tani i përsëritur, nuk po merr vëmendjen e duhur nga komuna.

Sipas familjes, intervenimi fillestar nga Komuna kishte ardhur pasi familja kishte insistuar vazhdimisht, por prapë, e njëjta nuk ndihet e sigurt.

“Është dita e dytë-tretë që ende nuk ka asnjë intervenim për siguri. Një erë më e vogël me u bë apet jemi të rrezikuar nga e njëjta banesë. Ska intervenu askush dhe po presim. Shpresojmë të mos bëhet asgjë më e madhe”, ka thënë Fitim Terziqi, pronar i shtëpisë së dëmtuar.

E nga Drejtoria për Emergjencë thonë se e kanë kryer punën e tyre.

Operatorët që kanë ndërtuar banesat janë përgjegjës për masat që mos me ardh puna ashtu si tek familja që keni qenë. Kërkesat që i bëjnë është komisioni për vlerësimin e dëmeve, del në terren dhe bën evidentimin e tyre e më pas dëshpërblimin e kërkesës për qytetarët.

Nga dita e shtunë, drejtoria ka përfunduar 12 intervenime si shkak i dëmeve nga erërat.

 

 

Shija e redaktorit

Shkruan Romeo Çollaku, përkthyesi i romanit “Lugina e lumit Issa”...

Përkthyesi i librit, Romeo Çollaku, ndan me lexuesit historinë e “Lugina e lumit Issa” shkruar nga autori polak Czesław Miłosz. Nga ROMEO ÇOLLAKU Romani Lugina e lumit...

28 vite nga rënia e Zahir Pajazitit, Hakif Zejnullahut e...

Sot (e premte) shënohet 28 vjetori i rënies së heronjve të kombit, Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha. Më 31 janar të vitit...

Diplomon gjenerata e 61-të e Policisë së Kosovës

Nën intonimin e himnit të Kosovës është bë hapja zyrtare e ceremonisë së diplomimit të 462 kadetëve të Policisë së Kosovës të gjeneratës së...

Të fundit nga rubrika