Një lajmërim i rrejshëm është raportuar të enjten e 7 shtatorit rreth orës 09:15 në Policinë e Kosovës, nën dyshimet për bombë në një objekt afër komunës së veriut të Mitrovicës.
Këtë e ka konfirmuar për Portalin Dukagjini, zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për veriun e Mitrovicës, Veton Elshani.
Ai ka thënë se si lajm ka ardhur në polici, mirëpo siç u shpreh ai, rezultoi të jetë i rrejshëm.
Ndryshe, më 25 gusht, komuna e Mitrovicës së veriut të premten ka marrë vendim që të shtyhet afati për lirimin e ndërtesës në lagjen e Boshnjakëve, që shfrytëzohet nga strukturat paralele të Serbisë.
Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Kosovë kishte deklaruar se vendimi i autoriteteve lokale në Mitrovicë të Veriut për largimin e institucioneve serbe nga ndërtesa komunale në Lagjen e Boshnjakëve nuk është marrë në koordinim me bashkësinë ndërkombëtare, e as në përputhje me kërkesat e saj për mosndërmarrjen e veprime që mund ta përshkallëzojnë gjendjen.
Edhe Bashkimi Evropian kishte dalë kundër këtij vendimi, duke thënë se është në kundërshtim me përpjekjet për deeskalimin e situatës dhe uljen e tensioneve në raportet në mes të Kosovës dhe Serbisë.