Vdekjen e viktimës, që të mërkurën e tetë shkurtit është hedhur nga kati i dytë i banesës, Policia e Kosovës po e cilëson si të dyshimtë.
Të mërkurën, e njëjta ishte dërguar për tretman mjekësor në QKUK, por më pas si pasojë e lëndimeve kishte ndërruar jetë.
Sipas raportit 24-orësh të policisë thuhet se viktima dyshohet të ketë pasur probleme mendore.
“Viktima femër kosovare është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor, pasi e njëjta dyshohet se ka tentuar të kryej vetëvrasjes duke u hedhur nga kati i dytë i banesës dhe ka pësuar lëndime trupore (dyshohet se viktima të ketë probleme mendore). Nga QKUK është raportuar se viktima ka vdekur”, thuhet në raport.
Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.