U intervistua si dëshmitare, Smakiqi: Roli i Dejona Mihalit do të jetë më i madh në mafien energjetike të Ballkanit

Dejona Mihali, koordinatore e Komiteteve në Lëvizjen Vetëvendosje, është intervistuar nga Prokuroria Speciale në cilësinë e dëshmitares. Avokati Xhedet Smakiqi deklaroi se, pavarësisht statusit të saj si dëshmitare, roli i Mihalit pritet të jetë më i madh

Dejona Mihali, koordinatorja e Komiteteve në Lëvizjen Vetëvendosje, u intervistua të premten për tri orë nga Prokuroria Speciale në Prishtinë në cilësinë e dëshmitares për disa çështje penale.

Në “FIVE” të Dukagjinit, avokati Xhedet Smakiqi deklaroi se roli i Mihalit në “mafien energjetike të Ballkanit” mund të jetë shumë më i madh se thjesht një dëshmitare.

Smakiqi vlerësoi se Dejona Mihali, e cila ka mbajtur një profil të ulët gjatë viteve të qeverisjes së Lëvizjes Vetëvendosje, është në realitet një figurë kyçe me fuqi të madhe në vendimmarrje politike dhe menaxhimin e zyrtarëve të kësaj partie në institucionet publike.

“Duke e parë që tri apo katër vitet e qeverisjes së VV-së, Dejona si një person anonim, misterioz që është paraqitur në publik shihet edhe nga ana e të gjithë personave që marrin vesh në politikë se ajo është eprore e të gjithë zyrtarëve të VV-së nëpër institucione publike, qoftë nëpër ministri, qoftë në komuna. Dhe ka një fuqi të madhe të vendimmarrjes politike. Dhe unë vlerësoj që momentalisht ajo mund të jetë dëshmitare, por siç e kemi parë, Dejona Mihali është kupola e subordimit të të gjithë anëtarëve të LVV-së, ndoshta përshirë edhe Kurtin, sepse roli i saj dhe vendimet e saj kanë pasur efekt direkt edhe në në ndërmarrjet publike.

Në kryerjen e hetimeve në këtë po quhet në media si ‘mafia energjetike’ në Ballkan, roli i saj do të jetë shumë më i madh sesa ja një dëshmitare e thjeshtë”, ka thënë Smakiqi.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika