U kapën duke transportuar drunj nga Parku Nacional i Sharrit, arrestohen nëntë persona

Sipas njoftimit të Policisë, janë arrestuar nëntë të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi të njëjtit, janë kapur duke transportuar 22 metër kub drunj nga Parku Nacional Sharri

Policia e Kosovës ka njoftuar se në orët e hershme të mëngjesit të së shtunës, nëntë persona janë arrestuar në Shtërpcë, pasi të njëjtit, janë kapur duke transportuar drunj nga Parku Nacional i Sharrit.

Sipas raportit 24-orësh, me vendim të prokurorit, tre të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, ndërsa të tjerët janë liruar në procedurë të rregullt.

“Berevce, Shtërpce 04.06.2022,- Janë arrestuar nëntë të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi, të njëjti,  janë kapur duke transportuar 22 m3 drunjë nga Parku Nacional Sharri. Me vendim të prokurorit, tre të dyshuar janë dërguar në mbajtje, ndërsa të tjerët janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Shija e redaktorit

Memli Krasniqi: 2025 – Viti i drejtësisë, i fitoreve dhe...

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës(PDK), Memli Krasniqi, ka përcjellë një mesazh urimi për qytetarët e Kosovës me rastin e ndërrimit të motmoteve, duke...

Presidentja Osmani uron Vitin e Ri 2025: Kosovën ta shndërrojmë...

Presidentja e vendit Vjosa Osmani ka uruar Vitin e Ri 2025 nëpërmjet një video mesazhi, ku ka potencuar rëndësinë e angazhimit që Kosova të...

Të fundit nga rubrika