U paraqitën si mjeke në Prishtinë, ngrihet aktakuzë ndaj dy të dyshuarave që u paguan nga Serbia

Të njëjtat janë paraqitur si anëtare të një OJQ-je dhe si mjeke, kanë ofruar shërbime dhe trajtime mjekësore për qytetarët e Kosovës, pa qenë të licensuara dhe të autorizuara nga institucionet përkatëse të Kosovës, e për të cilat shërbime kanë pranuar pagesa të rregullta mujore nga autoritetet e shtetit të Serbisë, në shumën deri një mijë e 700 euro

Prokuroria Themelore në Prishtinë njofton se pas zhvillimit të hetimeve, ka ngritur aktakuzë ndaj N.P. dhe E.I., për shkak të veprave penale “Ushtrimi i kundërligjshëm i veprimtarisë mjekësore ose farmaceutike” dhe “Prodhimi dhe shpërndarja e produkteve të dëmshme mjekësore”, sipas KPRK-së.

Në njoftimin e prokurorisë thuhet se të njëjtat janë paraqitur si anëtare të një OJQ-je dhe si mjeke, kanë ofruar shërbime dhe trajtime mjekësore për qytetarët e Kosovës, pa qenë të licensuara dhe të autorizuara nga institucionet përkatëse të Kosovës, e për të cilat shërbime kanë pranuar pagesa të rregullta mujore nga autoritetet e shtetit të Serbisë, në shumën deri një mijë e 700 euro.

“Sipas aktakuzës, të pandehurat nga data e pacaktuar, në vazhdimësi e deri më 31 janar 2024, në rrugën “Luan Haradinaj” në Prishtinë, më saktësisht në objektin (aneksin) e bashkëngjitur me Stacionin Policor Qendra në Prishtinë, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore, duke u paraqitur si anëtare të një OJQ-je dhe si mjeke, kanë ofruar shërbime dhe trajtime mjekësore për qytetarët e Kosovës, pa qenë të licencuara dhe të autorizuara nga institucionet përkatëse të Republikës së Kosovës, e për të cilat shërbime kanë pranuar pagesa të rregullta mujore nga autoritetet e shtetit të Serbisë, në shumën deri 1,700.00 euro”, thuhet në njoftim.

Po ashtu, me datë, kohë dhe vend të njëjtë, pas zbatimit të urdhër kontrollit nga ana e Policisë së Kosovës, të pandehurave të lartcekura, “u janë gjetur në posedim barëra e produkte mjekësore pa banderola të Republikës së Kosovës dhe pa prejardhje, duke iu shërbyer qytetarëve të Kosovës, pa ju bërë kontrolle të nevojshme nga personi apo institucioni i autorizuar, çka me këtë kanë rrezikuar jetën dhe shëndetin e qytetarëve të Republikës së Kosovës”.

Prokurori i Shtetit i ka propozuar gjykatës që të pandehurat të shpallen fajtore dhe të dënohen sipas ligjit për veprat penale të cilat u vihen në barrë, si dhe ka propozuar që barnat dhe produktet mjekësore të konfiskohen dhe të njëjtat të asgjësohen sipas procedurës së paraparë ligjore.

Dukagjini kishte raportuar lidhur me organizatën në fjalë dhe veprimtarinë e saj.

Dokumente, mjete pune, e gjëra të tjera, nga orët e mëngjesit janë bartur për ta liruar zyrën e organizatës joqeveritare, “Qendrës për Paqe dhe Tolerancë”, e cila për gati dy dekada dyshohet se kishte ofruar shërbime shëndetësore dhe farmaceutike ilegalisht në aneksin e objektit të Stacionit Policor Qendra në Prishtinë.

RTV Dukagjini kishte marrë vesh se aksioni për lirimin e zyrës është realizuar me kërkesë të Policisë së Kosovës, në kohën kur Prokuroria Themelore në Prishtinë është drejt finalizimit të hetimeve lidhur me këtë rast.

Lirohet zyra e OJQ-së që ministri Sveçla e cilësoi “rrezik për sigurinë”

Shija e redaktorit

Takimi i shefit të CIA-s dhe atij të AKI-së, në...

Agjencia e Kosovës për Inteligjencë (AKI) ka dhënë detaje për takimin në mes të shefit të CIA-s, William Burns dhe drejtorit të kësaj agjencie,...

Libraria Dukagjini lehtëson blerjen e teksteve shkollore, hap pikën e...

Në prag të fillimit të vitit të ri shkollor, Libraria Dukagjini është kujdesur që t’ua lehtësoj procesin e blerjes së librave për prindërit dhe...

Prindërit vazhdojnë furnizimin me tekste shkollore, interesim i lartë për...

Çdo shtator, sikurse qëllimin edhe adresën e kanë po të njëjtën. E këtë vit, edhe pakënaqësitë. Së bashku me fëmijët, prindër të shumtë kanë filluar...

Të fundit nga rubrika