U pezullua nga pozita e drejtorit të prokurimit pas sanksionimit nga ShBA-ja, Nexhat Krasniqi emërohet drejtor në një tjetër departament

“z.Nexhat Krasniqi, i pezulluar me Vendimin nr.834 të datës 03.11.2023, nga pozita Drejtor i Divizionit të Prokurimit të cilën e mban sipas Aktemërimit, caktohet përkohësisht Drejtor i Departamentit të Infrastrukturës Rrugore, në Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës”, thuhet në vendim

Nexhat Krasniqi, i cili pas sanksionimit nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) ishte pezulluar nga pozita e udhëheqësit të divizionit të prokurimit në Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës (MMPHI), është caktuar përkohësisht drejtor i Departamentit të Infrastrukturës Rrugore në këtë ministri.

Vendimi në fjalë është marrë më 15 nëntor nga zëvendësuesi i sekretarit të përgjithshëm të MMPHI-së, Izedin Bytyqi, raporton “Betimi për Drejtësi“.

“z.Nexhat Krasniqi, i pezulluar me Vendimin nr.834 të datës 03.11.2023, nga pozita Drejtor i Divizionit të Prokurimit të cilën e mban sipas Aktemërimit, caktohet përkohësisht Drejtor i Departamentit të Infrastrukturës Rrugore, në Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës”, thuhet në vendim.

Sekretari Bytyqi tha se vendimi është marrë nga ai, dhe se kjo Krasniqit i garantohet me ligj.

“Po, unë e kam marrë vendimin. Për prokurim u kanë, ai tash ka të drejta ligjore që ia garanton ligji…”, tha Bytyqi.

I pyetur se a përbën sipas tyre problem që ai është i akuzuar për korrupsion në prokurim dhe të ushtrojë këtë detyrë, Bytyqi tha se kjo është punë ligjore.

“Nuk është aty sipas meje, është punë ligjore a po merr vesh, nuk është këtu sipas meje se nuk jam unë këtu me dhanë mendime personale, është çështje ligjore”, u përgjigj Bytyqi.

Ndryshe, pas pezullimit të Krasniqit nga pozita e udhëheqësit të divizionit të prokurimit, si ushtrues detyre në këtë pozitë është emëruar Shefqet Emërllahu.

Departamenti Amerikan i Shtetit, më 3 nëntor 2023, ka vendosur në listën e sanksioneve Nexhat Krasniqin, ish-zyrtar i prokurimit në Ministri të Tregtisë, për shkak të përfshirjes në korrupsion të madh. Atij do t’i ndalohet hyrja në SHBA.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika