U premtua ndër vite e s’u realizua – ku mbetën Sigurimet Shëndetësore?

Ligji për Sigurime Shëndetësore nuk gjen ende zbatim në Kosovë pavarësisht se i njëjti, vazhdon të premtohet nga fushata në fushatë. Ndonëse u miratua projektligji vitin e kaluar, përfitimi për qytetarë duket larg meqë duhet funksionalizohet edhe i Sistemit Informativ Shëndetësor si dhe caktimi i shërbimeve e listës së barnave. Ministria e Shëndetësisë nuk i është përgjigjur interesimit të Dukagjinit lidhur me procesin, por qytetarë shprehen të zhgënjyer me situatën meqenëse kjo ua rrit barrën financiare

Kur nevoja për të iu drejtuar institucioneve shëndetësore shfaqet, me të për qytetarët e Kosovës vjen edhe barra e kostos së shërbimit.

Kjo si shkak i mungesës së sigurimit shëndetësor i cili pavarësisht se i miratuar në vitin 2014, ende nuk gjen zbatim. Vënia në praktikë e këtij ligji ka qenë premtim nga fushata në fushatë, përfshirë edhe atë të Lëvizjes Vetëvendosje me të marrë pushtetin më 2021.

Ani pse tani e konsideron si të arritur të tijën, Kryeministri tani në detyrë, Albin Kurti minimizonte rolin e këtij shërbimi duke deklaruar se qytetarët aktualisht paguajnë pak për shumicën e shërbimeve shëndetësore dhe se sigurimi shëndetësor nuk parandalon ose eliminon sëmundje. Iniciativë megjithëkëtë ndërmori Qeveria duke e miratuar projektligjin për Sigurimin e Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor më 28 gusht të vitit që lamë pas.

E me nisjen e fushatës zgjedhore, sigurimi shëndetësor është rikthyer edhe një herë si premtim.

Po të ishte në praktikë, ky ligj do mbulonte një kosto të shërbimeve edhe për familjet që tretmanin e kërkojnë jashtë vendit. Por mungesa e tij, veçse i ka dëmtuar financiarisht.

“Në mungesë të sigurimit shëndetësor nga shteti i Kosovës kemi qenë të detyruar t’i sigurojmë të gjitha barnat dhe terapitë për djalin tonë me të ardhurat tona, përfshirë antibiotikët intravenoz që i janë dhënë fëmijës tonë gjatë periudhës sa ka qenë i hospitalizuar në QKUK, i diagnostifikuar me fibrozë cistike – sëmundje gjenetike që kërkon terapi të veçantë dhe trajtim të veçantë. Ani pse në Kosovë nuk ekziston as edhe terapia bazë qe është e domosdoshme për trajtimin e fibrozës cistike, e aq me pak terapitë modultore si Trikafta që kanë efektin kryesor në trajtimin e kësaj sëmundje kudo në botë, ne prapë jemi detyruar me të hollat tona vetanake t’i blejmë ato pak terapi që janë të pranishme në barnatoret e Kosovës antibiotikë, enzimet pankreatike, vitaminat dhe terapinë për inhalim, të gjitha këto për dy muaj në shumën prej 2000 euro.” – Prind i një fëmiu me fibrozë cistike i shpërngulur në Francë.

Ndërkohë, Policia e Kosovës mbetet e vetmja forcë në rajon e cila këtë shërbim nuk e gëzon. E ndonëse prej disa kostove lirohet, nevoja për sigurim mbetet.

”Nuk ka rrogë që i mbulon shpenzimet shëndetësore. E dimë se nëse sëmuret dikush, nganjëherë dikush shet edhe shtëpinë, del e kërkon. Sigurimi shëndetësor mbetet i vetmi që i mbulon. Zakonisht nevojat e shpenzimeve mbulohen pjesërisht nga QKU, nuk ka tretman ekstra, sikurse çdo qytetar ndihma parësore ofrohet. Por për probleme më të komplikuara, vështirësohet jeta e policëve. Ka policë që vuajnë nga kanceri, sheqeri dhe me pagën e tyre u cenohet jetesa e dinjitetshme, duhet t’i mbulojnë barnat”, ka thënë Bekim Ibishi, Ish-polic.

Për sektorin privat, procesi vetëm po zvarritet e asnjë parti në pushtet nuk solli rezultate.

”Si mund të ia del një punëtor teknik kur p.sh në UP paguhet 238 euro. Për veti s’mundet t’ia del e lëre më për barna e sidomos në kohë të gripeve, ku eshe në spitale mungojnë barnat. Për katër vite e dini bashkëpunimin me qeveri, edhe për ligjin për sigurime shëndetësore. Dialogu ka qenë zero, tash po premtojnë se do ua bëjmë më të mirë jetën. Ne i njohim mirë, të gjitha partitë politike”, ka thënë Jusuf Azemi, Kryetar i Sindikatës së Punëtoreve të Sektorit Privat.

Ministria e Shëndetësisë nuk i është përgjigjur interesimit të Dukagjinit rreth çështjes së zbatimit të ligjit.

Përpos miratimit të projektligjit në Kuvend vitin e kaluar, e nevojshme për funksionalizimin e tij mbetet edhe funksionalizimi i Sistemit Informativ Shëndetësor si dhe caktimi i shërbimeve e listës së barnave.

Shija e redaktorit

Diplomon gjenerata e 61-të e Policisë së Kosovës

Nën intonimin e himnit të Kosovës është bë hapja zyrtare e ceremonisë së diplomimit të 462 kadetëve të Policisë së Kosovës të gjeneratës së...

Sot mbahet ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 61-të të...

Sot (e premte) në sallën “1 Tetori” në Prishtinë do të mbahet ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 61-të të Policisë së Kosovës. Nga ora...

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Të fundit nga rubrika