U raportua e zhdukur, arrestohet i dyshuari për dhunimin e saj

Policia e Kosovës në raportin 24-orësh ka bërë të ditur se të premtën e 18 nëntorit, ka arresuar të dyshuarin mashkull kosovar, pasi i njëjti dyshohet se ka dhunuar viktimën femër kosovare, e cila ka qenë e raportuar si e zhdukur

Fotoilustrim





Policia e Kosovës ka bërë të ditur se të premten e 18 nëntorit është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi i njëjti dyshohet se ka kryer veprën e dhunimit ndaj viktimës femër kosovare.

Ndërkaq, siç ka njoftuar raporti 24-orësh i Policisë së Kosovës, viktima femër kosovare ka qenë e raportuar si e zhdukur.

Rasti ka ndodhur në komunën e Prizrenit të enjten e 17 nëntorit, që një ditë më pas (të premtën) është arrestuar personi i dyshuar për veprën.

Kësisoj, me vendim të prokurorit personi i cili dyshohet se ka kryer veprën penale “Dhunim”, është dërguar në mbajtje.

“DHUNIM- Prizren 17.11.2022 – NN. Me 18.11.2022 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se ka kryer veprën e dhunimit ndaj viktimës femër kosovare e cila ka qenë e raportuar e zhdukur. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e PK-së.





Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika