U raportua se ishte i alivanosur, Policia e gjen të vdekur një person

Policia e Kosovës ka njoftuar se të premten e tre shkurtit është gjetur pa shenja jete një person në Mitrovicë

Policia e Kosovës

Të premten e tre shkurtit, Policia e Kosovës ka pranuar informacionin për një person të alivanosur, por që me të arritur në rrugë e kanë gjetur pa shenja jete një mashkull kosovar.

Me pas, në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipi mjekësor, të cilët edhe e kanë konstatuar vdekjen e viktimës.

Kësisoj, me vendim të prokurorit trupi i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

“Njësitet policore pas pranimit të informatës për një person të alivanosur kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe në rrugë kanë gjetur pa shenja jete viktimën mashkull kosovar. Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe ekipi mjekësor i cili ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë dërgohet në IML për obduksion. Rasti duke u hetuar”, bëhet e ditur në raportin 24-orësh të PK-së.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika