U rrahën mes vete, arrestohen katër persona në Mamushë

Katër persona janë arrestuar nga Policia e Kosovës, nën dyshimin se kanë sulmuar fizikisht njëri-tjetrin në Mamushë

Fotoilustrim, Komuna e Mamushës

Policia e Kosovës ka arrestuar katër persona në Mamushë, pasi dyshohet se janë rrahur mes vete.

Në raportin 24-orësh bëhet e ditur se të njëjtit kishin një mosmarrëveshje të mëhershme, e cila dyshohet të ketë çuar drejt përleshjes fizike.

Si pasojë të dyshuarit pas lëndimeve të marra trupore janë dërguar për tretman mjekësor teksa rasti është iniciuar si “Lëndim i rëndë trupor”.

Ndërsa me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

“Janë arrestuar katër të dyshuar kosovarë, pasi të njëjtit pas një mosmarrëveshjeje të mëhershme, janë përleshur fizikisht në mes vete. Si pasojë të njëjtit kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar për tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika