U rrahën mes vete- Zyrtari policor dhe qytetari përfundojnë në arrest

Policia e Kosovës ka arrestuar sot një zyrtar policor dhe një qytetar, pas dyshohet se të njëjtit janë rrahur paraprakisht në një lokal në Ranillug.

njoftimin e Inspektoratit Policor të Kosovës (IPK) thuhet se hetuesit e IPK janë njoftuar sot(e shtune) nga Policia për një incident që raportohet të ketë ndodhur pas orës 02:30 në një lokal në Ranillug.

“Bazuar në hetimet fillestare dyshohet se pas një mosmarrëveshje ka ndodhur një rrahje në mes të dy personave (një qytetar dhe një zyrtar policor i angazhuar në nënstacionin policor të Ranillugut dhe i cili ishte  jashtë detyrës zyrtare). Që të dy të përfshirët në këtë incident janë arrestuar dhe të njëjtit kanë pësuar lëndime trupore”, thuhet në njoftim të IPK-së.

Sipas IPK, me aktvendim të prokurorisë kompetente të dy të dyshuarve u është caktuar masa e ndalimit për 48 orë dhe ndaj dy të dyshuarve është parashtruar kallëzim penal nga IPK-ja.

“Si pjesë e procedurave administrative për zyrtarin e dyshuar IPK ka rekomanduar Policisë së Kosovës edhe suspendimin e tij. Ndërsa, hetuesit e IPK-së pritet të ndërmarrin edhe veprime të tjera hetimore drejt ndriçimit të të gjitha rrethanave të këtij rasti”, thuhet gjithashtu në njoftim.

Shija e redaktorit

Promovohen dy libra të psikologut Fitim Uka nga Shtepia Botuese...

Nën vazhdën e aktiviteteve të panairit të 27-të të librit në Tiranë, Shtëpia Botuese "Dukagjini" sot ka mbajtur promovimin e dy librave të psikologut,...

Stane Gashi, nëna e UÇK-së

Nue Gashi dhe heroina, gruaja Stane Gashi, kishin 11 fëmijë, 3 vajza e 8 djemë. 3 prej djemve luftuan me armë në duar nën...

Panairi i Librit në Tiranë – Dukagjini me zbritje ditore...

Panairi i Librit ka hapur dyert në Tiranë, duke sjellë për lexuesit shqiptarë botime dhe oferta që e bëjnë këtë vit të veçantë. Në stendën...

Të fundit nga rubrika