U rrahën pas mosmarrëveshjes në trafik, arrestohen gjashtë persona

Policia e Kosovës ka arrestuar gjashtë persona në Ferizaj, pasi janë përleshur mes vete të mërkurën pasdite.

Deri te përleshja kanë arritur pas mosmarrëveshjes në trafik që kanë pasur.

Katër janë dërguar në mbajtje, e dy të tjerë janë liruar në procedurë të rregullt.

“Raportohet se pas një mosmarrëveshjeje në trafik, gjashtë të dyshuar meshkuj kosovarë  janë përleshur fizikisht në mes vete. Si pasojë, dy prej tyre kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor. Të njëjtit janë arrestuar dhe pas intervistimit, me vendim të prokurorit, katër të dyshuar dërgohen në mbajtje, ndërsa dy lirohen në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e PK-së.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika