U vazhdohet paraburgimi të akuzuarve për sulmin terrorist në Banjskë

Dushan Maksimoviq, Vladimir Toliq dhe Blagoje Spasojeviq të dyshuar për sulmin terrorist në të cilin mbeti i vrarë rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku dhe u plagos një polic tjetër, kanë pësuar vazhdimin e masës së paraburgimit për dy muaj të tjerë

Sulmi në Banjskë

Dushan Maksimoviq, Vladimir Toliq dhe Blagoje Spasojeviq, të dyshuar për sulmin terrorist, në të cilin mbeti i vrarë rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku dhe u plagos një polic tjetër, u është vazhduar masa e paraburgimit edhe për dy muaj të tjerë.

Këtë për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësja e gjykatës së Prishtinës, Mirlinda Gashi.

“Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti Special ka aprovuar kërkesën e PSRK-së dhe tre të pandehurve iu ka vazhduar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej dy muaj, për secilin”- thuhet në përgjigjen e Gashit.

Sipas përgjigjes së Gjykatës, masa e paraburgimit të njëjtëve do t’u vazhdojë deri në muajin shkurt të vitit 2024.

Gjykata në tetor të këtij viti ua kishte vazhduar edhe për dy muaj masën e paraburgimit të dyshuarve.

Tre të dyshuarit për sulmin terrorist në Banjskë, gjendën në masën e paraburgimit që nga 26 shtatori i këtij viti.

Në kërkesë thuhet se të pandehurit Vladimir Toliq dhe Blogoje Spasojevic, me një grup personash ende të paidentifikuar, në mënyrë të organizuar dhe të armatosur me armë të llojeve të ndryshme ushtarake, të rënda, me dashje, pasi që kanë hyrë ilegalisht në Kosovë, me dhjetëra vetura dhe të mbushura me armatim, fillimisht kanë bllokuar rrugën me dy kamioneta, me qëllim të vënies në pritë të zyrtarëve të Policisë së Kosovës, e pastaj i kanë sulmuar me granatë dhe armë të ndryshme.

Si pasojë, thotë Prokuroria Speciale, ka mbetur i vrarë rreshteri policor, Afrim Bunjaku, si dhe është plagosur zyrtari tjetër policor, Alban Rushiti.

Ndërsa, i pandehuri tjetër, Dusan Maksimoviq, sipas kërkesës së Prokurorisë Speciale, me dashje u ka ofruar ndihmë pjesëtarëve të grupit të organizuar dhe të armatosur me armë të llojeve të ndryshme ushtarake, të rënda, duke incizuar skena të vendit të ngjarjes lidhur me lëvizjet e pjesëtarëve të Policisë së Kosovës, të cilët ishin duke zhvilluar operacion kundër të dyshuarve të përfshirë në këtë rast.

Në kërkesë, prokurori Naim Abazi e thekson faktin se tre pandehurit janë shtetas edhe të Serbisë dhe nuk kanë vendbanim të konfirmuar.

“..si dhe rrethanat e përgjithshme, të cilat aktualisht e karakterizojnë veriun e vendit, ekziston rreziku që po të lihen të lirë, do të arratisen nga Kosova dhe do të ikin në Serbi ose në ndonjë vend tjetër, për t’iu shmangur përgjegjësisë penale, e cila do ta vështirësonte zhvillimin me sukses të procedurës penale. Këtë mundësi reale të arratisjes së të pandehurve duhet ndërlidhur edhe me faktin se shumica e të dyshuarve, aktualisht gjenden të lirë, për shkak të disa rrethanave” – thuhet në kërkesë.

Sipas Prokurorisë, i pandehuri Vladimir Tolic aktualisht është duke u trajtuar në Klinikën e Ortopedisë në QKUK, ndërsa dy të pandehurit e tjerë, Dusan Maksimovic dhe Blagoje Spasojevic, janë në ndalim në stacionin policor në Mitrovicë të Jugut.

Prokurori i rastit, Naim Abazi, kishte propozuar që ndaj tre të pandehurve fillimisht t’u caktohet masa e paraburgimit në afat prej 1 muaj.

Shija e redaktorit

Shtëpia botuese “Dukagjini” shpërndan çmime për fëmijë në Panairin e...

Për katër ditë me radhë një pjesë e shesheve të Prishtinës u është dedikuar fëmijëve. Aty është organizuar Panairi i Librave për Fëmijë. Pjesë e këtij...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka shpërndarë çmime për fëmijë në Panairin...

Sot është dita e katërt e panairit të Librit për Fëmijë që po mbahet në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë. Shtëpia Botuese “<a href="http://<iframe src="https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fdukagjinipublishing%2Fposts%2Fpfbid02YAeQHpvFm2GWcbnSERzYo68YXk5UGMDCBxQE9F8K3qgYvcNjMhYvGvXUUy73mL3Xl&show_text=true&width=500"...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” vjen me ofertë deri në 50 %...

Festivali dhe Panairi i Librit për Fëmijë po vjen me edicionin e dytë me radhë, andaj një festë e madhe po përgatitet për të...

Të fundit nga rubrika