U vranë një ditë pas çlirimit të Kosovës, dy gazetarët gjerman u kujtuan nga familjarët

Familjarë të dy gazetarëve gjerman që u vranë në Kosovë një ditë pas çlirimit, erdhën sot në vendin ku ata bashkë me një përkthyes, ishin vrarë nga një mercenar rus që ishte pjesë e ushtrisë serbe. Bashkë me ta ka qenë edhe ambasadori gjerman, që e ka konsideruar si tragjedi faktin që për vrasjen, nuk kishte pasur gjykim e dënim.

Kishin bërë materiale të shumta nga ditët e para të lirisë së Kosovës e po synonin t’i dërgonin për përpunim në Shkup.

Por dy gazetarët gjerman të revistës “Stern” Gabriel Grüner e Volker Krämer, nuk arritën asnjëherë në destinacionin e tyre.

Një ditë pas çlirimit të Kosovës, dy gazetarët gjerman e përkthyesi i tyre, Shenoll Aliti, gjetën atë që nuk e kishin menduar.

Vrasjen.

Ata u vranë në Qafën e Duhlës nga një mercenar rus, akt që e kishte bërë para syve të forcave serbe që ishin duke u larguar.

Ku kishte ndodhur incidenti i rëndë, këtë të enjte qëndruan familjarë të tyre, ku ndodhet edhe një gur memorial në nderim të tyre.

Lajmin, nuk e kishte besuar në fillim gruaja e gazetarit Volker Kramer.

“Unë isha e sigurt që ai do të kthehej i sigurt sepse ai më premtoi se nëse dicka e keqe ndodhë do jem e para që do e marr vesh. Unë isha gati në gjumë kur lajmi erdhi që dy gazetarë gjerman janë vrarë por rash në gjumë me vetëbesim që nuk ishte burri im por në mes të natës më thirren dhe ma thanë të kundërtën e me treguan që e kishin qëlluar”, ka thënë Josefina Creim.

Për Kosovën, vëllau i Gabriel Grunerit kishte dëgjuar shumë nga tashmë i  ndjeri.

Ai thotë se është krenar për punën profesionale që kishte kryer i vëllau në vendin tonë, ndonëse kur përmendet momenti që kishin dëgjuar për lajmin e hidhur menjëherë i kujtohet shoku që i shkaktoi atij e familjes.

“Kur e morrëm lajmin, ishte një shok, kaq është cfarë mund të them, ishte thjeshtë një shok për të gjithë familjën dhe na u dashtë shumë kohë për ta besuar se në fillim as nuk e besonim që ka ndodhur një gjë e tillë”, Volkan Guner.

Bashkë me ta, në vendin e krimit ishte edhe ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Joern Rohde, që më tragjike, e konsideroi mos-gjykimin e të kryersit të aktit.

“Gjëja më e dhimbshme këtu është që kjo ndodhi një ditë pasi trupat e NATO-së hynë në Kosovë dhe të gjithë qytetarët po përjetonin largimin e represionit të Millosheviq-it dhe poashtu dua të them që është tragjike që kryersi i këtij krimi nuk u gjykua ose dënua por këtu jemi për vlerësuar jetën dhe për të mësuar nga këto ngjarje të tmerrshme. Po e ritheksoj edhe një herë që Kosova është një storje suksese, tash e 25 vite po jeton në paqe dhe Gjermania po i qëndron dhe do të vazhdoj t’i qëndroj mbrapa Kosovës”, ka thënë Rohde.

Gazetarë të revistës gjermane, ishin angazhuar dhe pas hulumtimeve intenzive, kishin zbuluar edhe autorin e vrasjes, rusin Aleksander Tschernomatschensev që kishte veshur uniformë të ushtrisë serbe.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika