Këtu ishte kryer një krim i rëndë.
Në luginën e Studimes së Vushtrisë që tashmë ka qelur behari në maj të 99-tës ishin vrarë 116 kosovar të paarmatosur e të pauniformuar.
Aty, policia paramilitare serbe burrin ia kishin vrarë Bahrije Gërxhaliut.
Pak para vdekjes ajo rrëfen amanetin e tij të fundit.
Bahrije Gërxhaliu, dëshmitare e Masakrës ka thënë se “Shoku mka lutë ndaq me ta bo hallall në dyja dyjet, bjermi ti shoh fëmijët e e kom mbledhë krejt forcën edhe e kom afru te fëmija, i ka përkdhelë të gjithë fëmijet edhe djalit i tha, ah djali jem të kam pas veç nja e shumë e gajlet po ti len baba”.
Pos, që ia vranë burrin, kunatin e djalin e axhës kishte tentativa të ja rrëmbenin edhe vajzën e vogël.
E emocionuar ajo tregon se si e shpëtoi vajzën.
Gërxhaliu ka thënë tutje se “Fletën e librës e kom bo palë-palë sepse ata kanë lypë pare e unë pare nuk kam pas, e kam palu atë fletë të librit e kom nxierr nga xhepi edhe ja kom dhanë për pare edhe pastaj ma kanë sjellë vajzën, falë qasaj gjindshmerie sot e kam vajzën”.
Dy vëllëzër të vrarë në këtë masakër po i kujton bashkë me motren e tij edhe Zymer Gërguri.
Ai thotë se 2 maji I 99-tës është dita më tragjike për familjën e tij.
Vëllëzërit e djali i agjës iu vranë në sy të fëmijëve të tyre.
Zymer Gërguri, dëshmitar i Masakrës ka thënë se “Këta tre i kom pas në traktorr, kta e kanë vra së pari, tani Enverin, tani Agimin, Agimit ja kanë hjek fëmijën prej prehrit, prej prokolicës. Festimi u kanë dy vjet, krejt me kallash me armë të randa. Popo, në prezencë të fëmijëve, familjëve e krejtve”.
Krejt kjo mizori ndodhi kur kosovarët u nxunë në pritë nga paramilitarët serb kur ata kishin marr rrugën për të ikur nga vendi i tyre. Të gjithë ishin të paarmatosur e ushtria serbe nuk kurseu as në fëmijë, pleqë e gra.