Ua konfiskuan cigaret, sulmohet një zyrtar policor; Dy të arrestuar, i treti ik nga vendi i ngjarjes

"Gjatë legjitimimit të personave të dyshuar, njëri nga ta ka rezistuar duke e sulmuar fizikisht njërin nga zyrtarët policor të cilit i ka shkaktuar lëndime trupore. Dy të dyshuar janë arrestuar ndërsa i dyshuari i tretë ka ikur nga vendi i ngjarjes"

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se gjatë kontrollit të një veture kanë gjetur dhe konfiskuar mbi 1 mijë boksa me cigare.

Policia thekson se gjatë legjitimimit njëri nga të dyshuarit e ka sulmuar fizikisht njërin nga zyrtarët policorë, duke i shkaktuar lëndime të lehta trupore.

“Viti 14.01.2024-13:40. Raportohet se njësiti policor dhe njësiti mobil i doganës kanë ndaluar një veturë me targa vendore, ku gjatë kontrollit kanë gjetur dhe konfiskuar 1299 boksa me cigare. Gjatë legjitimimit të personave të dyshuar, njëri nga ta ka rezistuar duke e sulmuar fizikisht njërin nga zyrtarët policorë, të cilit i ka shkaktuar lëndime trupore. Dy të dyshuar janë arrestuar, ndërsa i dyshuari i tretë ka ikur nga vendi i ngjarjes. Me vendim të prokurorit dy të dyshuarit pas intervistimit dërgohen në mbajtje për 48 orë. Rasti nën hetime”, thuhet në raportin e PK-së.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika