Uashington: 2 persona të vrarë dhe 5 të plagosur

Dy persona u vranë dhe pesë të tjerë u plagosën nga të shtënat në Uashington, DC

Washington DC

Dy persona u vranë dhe pesë të tjerë u plagosën të shtënat në Uashington, DC, të dielën herët në mëngjes, bëri të ditur policia.

Të shtënat u raportuan rreth orës 3 të mëngjesit pranë kryqëzimit të rrugës 7 dhe P Northwest, pranë Qendrës Rekreative Kennedy, sipas Departamentit të Policisë Metropolitane.

Viktimat, të cilët të gjithë u përshkruan si të rritur, janë dërguar në spitalet lokale, tha ndihmës shefi ekzekutiv i policisë Metropolitane Jeffrey Carroll në një konferencë për media. Nuk kishte asnjë informacion për kushtet e tyre.

Është e paqartë se kush hapi zjarr ose çfarë çoi në të shtënat, të cilat ndodhën rreth një duzinë blloqe në verilindje të Shtëpisë së Bardhë. Policia nuk ka njoftuar për arrestime apo emërime të ndonjë të dyshuari për rastin.

“Ne po i kërkojmë kujtdo që mund të ketë ndonjë informacion në lidhje me këtë incident ose mund të ketë qenë dëshmitar i tij, të kontaktojë Departamentin e Policisë Metropolitane,” tha Carroll, raporton CNN.

Shija e redaktorit

 Themelorja lë në fuqi aktakuzën ndaj dy ish-ministrave Endrit Shala...

Gjykata Themelore në Prishtinë ka refuzuar kërkesat për kundërshtim të provave dhe për hudhje të aktakuzës, të parashtruara nga mbrojtja e dy ish-ministrave të...

Ambasada britanike për njohjen e Kosovës nga Sudani: Një moment...

Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Prishtinë përmes një postimi në Facebook e ka uruar Kosovën për njohjen e marrë nga shteti afrikan, Sudani. Ambasada...

Sudani e njeh pavarësinë e Kosovën

Sudani, shtet në verilindje të Afrikës, e ka njohur pavarësinë e Kosovës të shtunën. Lajmin për njohjen e Kosovës nga Sudani e ka dhënë e...

Të fundit nga rubrika