UBT vendos Kosovën pjesë të certifikimeve për gjuhën italiane

UBT ka arritur një tjetër sukses të rëndësishëm duke u autorizuar për certifikimet ndërkombëtare CELI (Certificati di Conoscenza della Lingua Italiana) për gjuhën italiane. UBT është institucioni i parë dhe i vetmi në vend që tani do të ofrojë këtë mundësi për studentët, profesionistët dhe të gjithë ata që dëshirojnë të certifikojnë aftësitë e tyre në gjuhën italiane.

Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, tha se ky hap ndihmon shumë studentët dhe profesionistët e tjerë që dëshirojnë të mësojnë gjuhën italiane dhe të certifikojnë kompetencat e tyre gjuhësore, të cilat mund t’i përdorin për studime apo për të qenë më konkurrues në tregun ndërkombëtar të punës.

“Jemi krenarë që UBT po sjell një mundësi të re dhe shumë të rëndësishme për të gjithë ata që dëshirojnë të dëshmojnë njohuritë e tyre në gjuhën italiane me një certifikatë të njohur ndërkombëtarisht. Ky hap jo vetëm që forcon rolin e UBT-së si një institucion lider në arsim dhe certifikime profesionale, por gjithashtu ndihmon studentët tanë dhe profesionistët të jenë më konkurrues në tregun ndërkombëtar të punës”, tha Rektori Hajrizi.

Krahas certifikimeve të shumta si TOEFL, PSI CELT, Prometrics, GRE dhe tani CELI, UBT po bëhet një qendër e suksesshme për certifikimet e gjuhëve. Me këtë mundësi të re, studentët dhe të interesuarit në Kosovë nuk kanë më nevojë të udhëtojnë jashtë vendit për të marrë një certifikim të njohur ndërkombëtarisht në gjuhën italiane – tashmë ata mund ta arrijnë këtë sukses në UBT.

CELI është një certifikatë e njohur ndërkombëtarisht, e lëshuar nga Universiteti për të Huajt në Perugia, që vërteton njohuritë gjuhësore sipas Kornizës së Përbashkët Evropiane për Gjuhët (CEFR). Kjo certifikatë vlerësohet lart nga institucionet arsimore dhe tregu i punës në Itali dhe më gjerë, duke i dhënë kandidatëve një avantazh të madh në karrierën e tyre akademike dhe profesionale.

Ky sukses është arritur falë edhe kontributit të Ambasadorit të Italisë në Kosovë, Antonello De Riu, profesoreshës së gjuhës italiane, Dr. Raffaella Ritucci, si dhe Universitetit italian “Università per Stranieri di Perugia”.

Shija e redaktorit

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

“Debat Plus” prinë bindshëm, pakontestueshëm emisioni më i shikuar politik...

Mbi 15 mijë respodent i janë përgjigjur Exit Poll të realizuar nga UBO Consulting e të porositur nga Televizioni Dukagjini. Saktësia e këtij “Exit...

Të fundit nga rubrika