“UÇK-ja nuk mund të gjykohet”, PSD-ja me aksion para zyrave të EULEX-it

Nol Nushi, sekretar i PSD, tha se ky aksion është në kuadër të kundërshtimeve të kësaj gjykate. Ai më tej ka sqaruar se të mërkurën në orën 14:00 përmes një aksioni do të kundërshtojnë vizitën e shefes së Gjykatës Speciale Ekaterina Trendafilova

Partia Socialdemokrate ka mbajtur një aksion simbolik para zyrave të misionit të EULEX-it.

Ata në muret e këtij institucioni kanë shënuar mbishkrimin “UÇK-ja nuk mund të gjykohet”.

Nol Nushi, sekretar i PSD, për EO tha se ky aksion është në kuadër të kundërshtimeve të kësaj gjykate.

Ai më tej ka sqaruar se të mërkurën në orën 14:00, përmes një aksioni do të kundërshtojnë vizitën e shefes së Gjykatës Speciale, Ekaterina Trendafilova.

Sipas tij, kjo gjykatë është jotransparente, ngase 85% të seancave janë të mbyllura, madje deri më sot ka shpenzuar 350 milionë euro dhe për pesë vjet do të shpenzohen 1 miliard euro.

“Atje ku zhvillohet një proces i padrejtë nuk guxojmë të lejojmë që ky proces i padrejtë të fillojë dhe të normalizohet dhe të duket që është njëfarë procesi që e kemi hak. Rrjedhimisht, UÇK është ndërmarrje e përbashkët kriminale. Kjo është në kuadër të kundërshtimeve tona të kësaj gjykate, por specifikisht ndaj kundërshtimeve tona ndaj vizitës së zonjës Ekaterina Trendafilova, të mërkurën në ora 14:00 në Hotelin Sirius për në emër të transparencës”.

“…po çfarë transparencë është kjo 85% e seancave gjykatës janë seanca të mbyllura, çfarë transparence është kjo kur tekstet pothuajse janë të redaktuara, çfarë transparence është kjo kur Trendafil Hova vjen, por nuk lejon as xhirime as fotografi në takime. Është një marrëdhënie e saj me publikun një padrejtësi e madhe e sheh si drejtësi”, tha ai, raporton EO.

“Gjykata Speciale ka shpenzuar deri sot 350 milionë euro në këtë ritëm të gjykimit minimalisht, 5 vjet gjykata ka me i shpenzuar mbi 1 miliard euro të gjitha nivelet e asaj gjykatë, prokuroria, Gjykata e Apelit Kushtetuesja brenda saj gjithë janë miq mes vete, pse ata me mundu me bë drejtësi e me kryer këtë proces të shpejtë, ku marrin me mijëra euro paga në kurriz të luftua tonë çlirimtare me këtë thirrje UÇK nuk mund të gjykohet. Ju bëjë thirrje të gjithë qytetarëve që të mërkurën më 29 nëntor në ora 14:00 përballë Siriusit, të mblidhemi bashkë t’i tregojmë Ekaterina Trendafilova se nuk është i mirëpritur në Kosovë”.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika