”UÇK”, ”Liria ka emër”, ”Drejtësi jo Politikë”, ”Liri për çlirimtarët”, Hashim Thaçi brenda, disa të rinj me flamuj e pankarta protestojnë para EULEX-it

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi po qëndron në Kosovë për një vizitë dy ditore. Gjykata Speciale ka lejuar vizitën e Thaçit pesë ditë pasi vdekjes së babait të tij.

Që nga dje pasdite, Thaçi po qëndron në zyrat e EULEX-it në Fushë Kosovë, ku edhe po pranon vizita nga familjarët e tij.

Sot Thaçin e kanë vizituar tre vëllezërit dhe gruaja e tij.

Ish Presidentin Hashim Thaçi vizitojnë vëllezërit e tij brenda hapësirave të EULEX-it

E, derisa Thaçi po qëndron në ambientet e EULEX-it, disa të rinj janë duke protestuar, ku edhe po kërkohet liri për të.

“UÇK”, ”S’kemi heronj për të sakrifikuar”, “Liri për çlirimtarët”, “Liria ka emër”, “Drejtësi, jo politikë”, janë disa mbishkrimet e vendosura në pankartat që ata po mbajnë.

Shija e redaktorit

Nga shtatë shkolla të premtuara në kryeqytet, në shtator hapen...

Ka kohë që është premtuar e as shtatori i këtij viti, nuk do t’i gjejë banorët e lagjes “Sofalia” me një shkollë të re. E...

Plenkoviq: S’pyesim as Serbinë, as NATO-n për marrëveshje me Kosovën...

Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviq, ka deklaruar se marrëveshja e fundit ushtarake mes Kroacisë, Shqipërisë dhe Kosovës nuk kërkon miratimin e Serbisë apo NATO-s,...

26 vjet nga nënshkrimi i Marrëveshjes në Paris

Sot bëhen 26 vjet që nga dështimi i arritjes së ndonjë marrëveshje në mes Kosovës dhe Serbisë në Paris. Delegacioni kosovar dhe ai serb...

Të fundit nga rubrika