“UÇK themeli i lirisë”, Tasholli: Partitë politike shkojnë e vijnë, ne si shoqëri duhet t’i mbajmë disa vlera  

Ismail Tasholli

Lidhur me Marshin e Liria ka Emër të mbajtur më 2 prill në Prishtinë ku morën pjesë afër 100 mijë njerëz duke kërkuar vetëm drejtësi nga Gjykata Speciale, Ismail Tasholli organizatori i këtij marshi ka thënë se ” drejtësia është e pa-alternative dhe drejtësia duhet të ndodhë”, duke shtuar se “kemi shprehur një lloj shqetësimi që drejtësia të mos jetë e të mos bëhet kurrë instrument politik, ose thënë më mirë, shpresojmë që të mos bëhet element ose instrument politik”.

“Ajo çka u dha dje tek qytetarët po e konsideroj si gjithëpërfshirëse në kuptimin se kjo shoqëri është e etur për disa vlera të përbashkëta që nuk kanë as dallime politike sepse shpeshherë jemi mësuar e kemi gjuajtur baltë në secilën anë”, ka thënë Tasholli.

Ai më tej ka thënë se demonizimi i hapësirës publike duke përdorë kundërshtarë njëri-tjetrin është gabim.

“Secila parti ka njerëz të mirë, ne duhet të mësohemi edhe me këtë anë të medaljes të interpretimit e jo të flasim veç për zor e veç për hall, veç me gjujtë baltë me njeri-tjetrin, sepse ai marsh na ka tregu se unifikimi është mëse i domosdoshëm, sidomos në kohën kur ushtari i UÇK-së, po them kur ushtari i UÇK-së është ndi ngusht nga secila propagandë e masluftës në kuptimin e kryqëzimit të tij”.

“Ka pasur ushtarë shumë të mirë, ka, disa që nuk janë në mesin tonë. Atë pjesë duhet ta lëmë si të tillë sepse mospërpjekja e një populli për liri është zhvleftësim i dinjitetit të tij”.

Tasholli më tej ka deklaruar se UÇK-ja e ka mbjellë faren e mosnënshtrimit.

“Do njerëz atje kanë thënë na spo dojna me u nënshtru. Ky është mesazh që duhet të qëndroj në themelin e lirisë tonë. Partitë politike kanë me shkua e kanë me ardh, por disa vlera ne si shoqëri duhet t’i mbajmë…ai marsh ka treguar se ka ende njerëz të mirë ka ende njerëz që besojnë se ato vlera duhet të mirëmbahen”.

Shija e redaktorit

Laura Fazliu stoliset me medalje të bronztë në Linz Grand...

Xhudistja kosovare, Laura Fazliu, ka fituar medaljen e bronztë në Grand Prix Upper, që po mbahet në Austri. Medalistja olimpike shënoi tri fitore në...

ShSKUK: Mbi 17 mijë lindje u kryen gjatë vitit 2024

Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka bërë të ditur se gjatë vitit 2024 janë kryer 17 mijë e 495 lindje në...

Përurohet investimi i Dukagjinit në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në...

Fëmijët e nivelit parashkollor në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në Pejë, kishin festë vetëm një ditë para ditës së mësimdhënësve të tyre. Atyre, iu është...

Të fundit nga rubrika