Udhëheqësi i Wagner në Bjellorusi, thotë Lukashenko

Udhëheqësi bjellorus Alexander Lukashenko thotë se dëshiron të dëgjojë përvojën e grupit “Wagner” në luftë. Sipas agjensisë së lajmeve "Belta", , Prigozhin gjendet në Bjellorusi

Kreu i grupit ushtarak privat rus Wagner, Yevgeny Prigozhin

Udhëheqësi i Bjellorusisë, Alexander Lukashenko, ka thënë se themeluesi i forcave “Wagner”, Prigozhin gjendet në Bjellorusi.

Kështu raporton BBC gjersa citon agjensinë shtetërore të lajmeve bjelloruse, Belta.

Udhëheqësi bjellorus, Alexander Lukashenko, thotë se dëshiron të dëgjojë përvojën e grupit “Wagner” në luftë dhe të mësojë prej tyre.

Komandantët dhe luftëtarët e Wagner-it do të lejohen të shkojnë në mërgim në Bjellorusi me liderin e tyre, Yevgeny Prigozhin, sipas një marrëveshjeje me Moskën e ndërmjetësuar nga Lukashenko.

“Nëse komandantët e tyre vijnë te ne dhe na ndihmojnë… na tregoni se çfarë është e rëndësishme tani… kjo është e paçmueshme. Kjo është ajo që ne duhet të marrim nga Wagner,” tha Lukashenko gjatë një takimi me ministrin e tij të Mbrojtjes, sipas medias shtetërore.

Ai shton se nuk ka asnjë arsye për t’u frikësuar nga prania e tyre dhe se autoritetet bjelloruse “do t’i vëzhgojnë me vëmendje”.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika