Zelensky, Scholz e Sánchez shprehin ngushëllime për viktimat në Teksas

Pas sulmit në shkollën fillore në Teksas ku u vranë 21 persona, ndër ta 19 fëmijë dhe dy të rritur nga 18-vjeçari Salvador Ramos, ngushëllime për familjarët e viktimave kanë shprehur presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, Kancelari gjerman, Olaf Scholz dhe Kryeministri spanjoll, Pedro Sánchez

Foto e shkollës fillore në Teksas, ku ka ndodhur vrasja e 21 personave

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky shprehu ngushëllimet për familjarët dhe të afërmit e fëmijëve që u vranë në shkollën fillore në Uvalde, Teksas, të martën e 24 majit.

“Dëshiroj të shpreh ngushëllimet e mia për të gjithë të afërmit dhe anëtarët e familjes së fëmijëve që u vranë nga të shtënat e tmerrshme në Teksas,” tha Zelensky, duke folur përmes një përkthyesi, përmes videokonferencës në një ngjarje mëngjesi të moderuar nga Fareed Zakaria në Davos, raporton CNN.

Volodymyr Zelensky, presidenti i Ukrainës

Zelensky shtoi se “është e tmerrshme të kesh viktima të të shtënave në kohë paqësore”.

Gjithashtu, edhe Kancelari gjerman, Olaf Scholz dhe Kryeministri spanjoll, Pedro Sánchez shprehën veçmas ngushëllimet e tyre për të shtënat në shkollën e Teksasit .

“Mendimet tona janë me të plagosurit dhe viktimat e kësaj masakre të pakonceptueshme për të cilën vështirë se mund të gjenden fjalë”, ka shkruar Scholz në një postim në Twitter.

Ndërsa, kryeministri spanjoll, Sanchez ndau në Twitter një video të fjalimit emocionues të trajnerit të Golden State Warriors, Steve Kerr.

“Ky tmerr i përditshëm duhet të ndalet në SHBA”, ka shkruar Sanchez në Twitter.

Pas sulmit në Teksas ka reaguar presidentja Osmani

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika