“Udhëhoqa kombëtaren pa pagesë për vite, FFK më largoi për interesa personale”

Gazmend Haliti, trajneri i kombëtares së Kosovës U-15 në futboll, ishte larguar nga kjo pozitë nga Federata e Futbollit së Kosovës, siç thotë ai, në mënyrë jo korrekte

Gazmend Haliti, trajneri i futbollit që ishte i ftuar në emisionin “Pasdita Sportive” me Ndrec Gjonaj dhe Ardit Lipa në Radio Dukagjini

Për 12 vite trajner i kombëtares së Kosovës U-15 në futboll, u largua nga kjo pozitë nga Federata e Futbollit së Kosovës, siç thotë ai, në mënyrë jo korrekte.

Gazmend Haliti, trajneri i futbollit që ishte i ftuar në emisionin “Pasdita Sportive” me Ndrec Gjonaj dhe Ardit Lipa në Radio Dukagjini, me deklaratat e tij goditi Federatën e Futbollit të Kosovës.

Haliti për 12 vjet ishte selektor i të rinjëve U-15 të kombëtarës së Kosovës.

Por edhe rezultatet e tij të shkëlqyera për një kohë të gjatë, nuk ishin të mjaftueshme që ai të qëndrojë në pozitën të cilën e mbajti për këto vite.

Trajneri çështjen e largimit nga kjo pozitë e cilëson si shumë të ndjeshme, duke theksuar se sjelljet e drejtuesve të Federatës nuk kanë qenë korrekte.

Ai deklaron se për disa vite, deri në pranimin e Kosovës në UEFA ka punuar në këtë pozitë pa u paguar, gjë për të cilën nuk pendohet.

Pas pranimit në UEFA për rreth pesë vjet, skuadra që drejtonte Haliti nuk pati asnjë humbje, andaj ai konsideron se rezultatet e tij të shkëlqyeshme kanë bërë që ai të meritojë drejtimin e një kombëtareje U17, U-19 apo U-21, të cilat garojnë për kualifikim në Kampionatin Evropian, e jo të largohet tërësisht nga pozita e tij.

Haliti thekson se futbollistët e rinj kosovarë që kanë kaluar në kombëtaren U-15 të udhëhequr nga ai, tani luajnë në U-21 dhe janë pjesë e klubeve të ndryshme evropiane.

Trajneri deklaron se Federata në përgjithësi nuk janë korrektë me trajnerët, pasi sipas tij çdo trajner i një kombëtareje duhet të ketë UEFA Pro Licencë, të jetë i dëshmuar dhe me përvojë, gjëra të cilat të gjitha i ka trajneri Haliti.

Prandaj në rast të ardhjes së një ftese për menaxhim të një kombëtareje qoftë ajo U-15 apo ndonjë tjetër, Haliti thotë se do të mendonte shumë, por në rast të pranimit do të kërkonte kushte tjera.

Haliti shprehet se me shkollimin e tij, dhe rezultatet që ka pasur ai mund të jetë vetëm selektor, e jo asistent i dikujt, gjë që nuk i ka pëlqyer drejtuesve të Federatës që sipas tij, e kanë shikuar vetëm interesin e tyre personal.

Ish selektori i Kosovës U-15 thotë se nuk do të ndalet së punuari.

Ai ka hapur një shkollë futbolli, të cilën në të ardhmen aspiron ta shndërrojë edhe në ekip futbolli.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika