Udhërrëfyes shtesë për liberalizimin e vizave për Kosovën

Për Kosovën, të hënë e 27–të qershorit është propozuar edhe një udhërrëfyes shtesë për liberalizimin e vizave, kështu ka bërë të ditur Komisionari  Bashkimit Evropian për fqinjësi dhe Zgjerim, Oliver Verhelyi

Komisioneri për Zgjerimin dhe Fqinjësinë e Mirë të Bashkimit Evropian, Oliver Varhelyi

Të hënën e 27-të qershorit në Parlamentin Evropian ishte zhvilluar një debat, ku Komisionari i BE-së për fqinjësi dhe Zgjerim Oliver Verhelyi ka paralajmëruar një udhërrëfyes shtesë për liberalizimin e vizave për Kosovën.

Zgjerimi i Bashkimit Evropian ishte temë se si do të bëhet zgjerimi i bllokut pas agresionit rus në Ukrianië.

Në këtë debat nuk kishin marrë pjesë vetëm deputetë e Parlamentit Evropian, por edhe deputetë nga parlamentet kombëtare të shumë shteteve anëtare të BE-së, por edhe të vendeve kandidate dhe të kandidatëve potencial.

Kur është disktuar për Ballkanin Perëndimor, Varhelyi kishte thënë se Kosova është në pritje të liberalizimit të vizave dhe se duhet ecur përpara me këtë çështje.

Ai tregoi se janë në gjendje gatishmëri që “t’i ndihmojmë Kosovës që, së bashku me shtetet anëtare, të vendosim një udhërrëfyes për adresimin e shqetësimeve specifike. Autoritetet e vendeve anëtare, agjencitë e rendit dhe ligjit, forcat e policisë, kanë nevojë të angazhohen në terren për t’i ndihmuar Kosovës. Nga ana jonë, ne jemi të gatshëm t’i japim Kosovës gjithë ndihmën financiare, teknike dhe politike për këtë proces”, ka thënë Varhelyi në një intervistë për Rtk live.

Tutje, ai ka treguar kërkesat e shteteve anëtare se në cilat fusha ato duan rezultate. Ato janë lufta kundër krimit të organizuar, anti-trafikimi dhe kërkesat për azil, ku “shtetet anëtare duan rezultate të qarta”.

Ilustrim

“Në këto kohëra të vështira dhe në kontekstin e ndryshimeve gjeo-politike, prioriteti ynë mbetet Ballkani Perëndimor”, ka deklaruar Varhelyi.

Në Ballkanin Perëndimor i vetmi vend që nuk e gëzon lëvizjen e lirë është Kosova edhe pse i ka plotësuar të gjitha kriteret nga gjithsejtë 95 sa i kishte vendosur BE-ja në udhërrëfyesin për liberalizim.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika