UDSH i kërkon Abazoviqit anulimin e vendimit për kalimin e kufirit me certifikat të lindjes për moshën nën 18 vjeç

Mali i Zi, ua ka ndaluar shtetasve kosovarë nën moshën 18 vjeçare që të kalojnë kufirin vetëm me certifikatë të lindjes, ndërsa një vendim i tillë ka bërë që Unioni Demokratik Shqiptar të reagojë, duke kërkuar nga kryeministri që ta anulojë këtë vendim

Ilustrim

Mali i Zi, u ka ndaluar shtetasve kosovarë nën moshën 18-vjeçare të kalojnë kufirin me certifikatë të lindjes.

Ndërsa kjo ka bërë që Unioni Demokratik Shqiptar të reagojë duke kërkuar që kryeministri, Dritan Abazoviq që të anulojë vendimin që ishte marrë ditë më parë.

“Shteti jonë ka pezulluar vendimin e mëparshëm në bazë te cilës fëmijët e shtetit të Kosovës u lejohej që të kalojnë kufirin e shtetit të Malit të Zi vetëm me certifikatë të lindjes”.

“Certifikata e Lindjes është dokument zyrtar që lëshohet nga zyra e Gjendjes Civile, dhe është dokument i cili shërben si bazë fillestare për kërkimin e dokumenteve të tjerë të identifikimit specifik si pasaporta, letërnjoftimi apo patenta. Po të jetë e pajisur me fotografi shërben dhe si dokument identifikimi për personat nën moshën 16 vjeç”.

“Të gjithë e dimë që ato që e mbajnë gjallë turizmin e qytetit tonë janë pikërisht shtetasit kosovar, prandaj me këtë rast i drejtohemi publikisht kryeministrit Abazoviqit që Vendimin e lartpërmendur ta kthej në fuqi”, shkruan në njoftimin e partisë shqiptare, transmeton tvteuta.

Ndërkaq, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës i ka njoftuar të gjithë qytetarët se për kalimin kufitar në Malin e Zi, edhe fëmijët nën moshën 18 vjeçare duhet të jenë të pajisur me një dokument të vlefshëm udhëtimi.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika