UEFA konfirmon ndryshimet, shton rregulla të reja

Liga e Kampionëve, kompeticioni më i rëndësishëm në botë nga sezoni i ri 2024/25, nuk do të ketë më fazë të grupeve

Liga e Kampionëve, kompeticioni më i rëndësishëm në botë nga sezoni i ri 2024/25 nuk do të ketë më fazë të grupeve.

Duke nisur nga sezoni 2018/19, 26 skuadrat do të kualifikohen direkt në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve.

UEFA ka ndryshuar këtë sistem duke e rritur numrin në 36 sosh, andaj edhe faza e grupeve do të zëvendësohet me të ashtuquajturën “faza e ligës”.

Secila skuadër do t’i zhvillojë tetë ndeshje, katër në shtëpi dhe katër si mysafir, që është një më shumë se ato që realizoheshin në fazën e grupeve.

Skuadrat që renditen në pozitat 1-8 do ta sigurojnë direkt kualifikimin për raundin e 16-të më të mirëve, kurse ato që renditen në pozitat 9-24 do të përballen me njëra-tjetrën në një play-off nokauti.

Ndërsa, skuadrat që do të renditen 25-36 do të eliminohen përfundimisht nga kompeticioni.

Po ashtu e njëjta do të ndodhë edhe me kompeticionet e tjera, si Liga e Evropës dhe Liga e Konferencës, vetëm se te kjo e fundit secila skuadër do t’i zhvillojë vetëm gjashtë ndeshje në fazën e ligës.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika