UEFA nis procedura disiplinore pas veprimeve të tifozëve serbë në Euro 2024

UEFA

Federata Evropiane e Futbollit (UEFA), njoftoi më 17 qershor për procedura disiplinore dhe hetim të mëtejmë për sjelljen e tifozëve serbë gjatë ndeshjes Serbi-Angli, në kuadër të Kampionatit Evropian të Futbollit, Euro 2024.

Kampionati filloi të premten më 14 qershor dhe do të përfundojë me ndeshjen finale më 14 korrik.

Ndeshjet do të zhvillohen në 10 stadiume në 10 qytete të ndryshme të Gjermanisë.

UEFA tha se akuzat disiplinore kundër Federatës së Futbollit të Serbisë përfshinin hedhjen e gjësendeve dhe “transmetimin e një mesazhi provokues të papërshtatshëm për një ngjarje sportive”.

Ndërkohë, hetimi përfshin pretendimin për “sjellje diskriminuese”.

Policia siguron zonën jashtë një restoranti pas përleshjeve mes tifozëve përpara ndeshjes Angli – Serbi, në Gjermani, më 16 qershor 2024.

Ndërkaq të hënën, Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) ka bërë të ditur se ka reaguar zyrtarisht në UEFA për siç ka thënë shfaqjen e flamujve, sloganeve dhe thirrjeve të tifozëve serbë me “mesazhe politike, shoviniste dhe raciste kundër Kosovës”, raporton REL.

FFK-ja ka kërkuar që ndaj Federatës së Futbollit të Serbisë, të merren masa të ashpra disiplinore.

“Thirrjet kundër shtetit të Kosovës në një event madhor si Euro 2024 janë motivim për grupet nacionaliste dhe kërcënojnë sigurinë, edhe ashtu të brishtë të rajonit”, është thënë mes tjerash në deklaratë.

Vendimet për të dyja do të merren “në kohën e duhur”, tha UEFA.

Shtatë tifozë të ekipit kombëtar të Serbisë janë dërguar në mbajtje më 16 qershor, pasi ishin përfshirë në një përleshje në qytetin Gelsenkirchen në Gjermani, para ndeshjes së skuadrës së tyre kundër Anglisë.

Shija e redaktorit

Shtëpia botuese “Dukagjini” do të shpërblejë fëmijët me dhurata përmes...

Panairi i Librit për Fëmijë do të mbahet më datë 2-6 tetor, në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë. Shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se...

Kosova renditet e 12-ta në botë për sigurinë e qytetarëve...

Kosova është renditur në vendin e 12-të për ndjenjën e sigurisë gjatë ecjes vetëm natën, sipas një studimi të Gallup-it për vitin 2023. 87% e...

Osmani në pritjen e presidentit Biden: Aleancë që qëndron në...

Presidentja Vjosa Osmani, së bashku me zotërinë e parë, Prindon Sadriu, kanë marrë pjesë në pritjen zyrtare të organizuar nga presidenti i Shteteve të...

Të fundit nga rubrika