Uellsi mposht Ukrainën me autogolin e Yarmolenkos

Uellsi kualifikohet për Kupën e Botes për herë të parë që nga viti 1958 duke mposhtur Ukrainën 1-0 falë një autogoli të Andriy Yarmolenk

ilustrim

Uellsi, zakonisht i varur nga Bale dhe Aaron Ramsey, por në ndeshjen e fundit ekipi Uellsian duhet ta falënderojë portierin e tyre Wayne Hennessey. Hennessey pati një paraqitje të jashtzakonshme kundër skuadrës ukrainase që dha gjithçka në fushë. Por që goditjet e tyre i ndali portieri nga Uellsi, i cili bërë nëntë pritje, që ishin në kuadratin e portës.

Goli që vendosi fatin e lojës ishte autogtoli i Yarmolenkos, i cili goditi topin me kokë dhe që kaloi portierin e tij, nga një gjuajtje e lirë nga Gareth Bale në minutën e 34.

Lojtarët e Robert Page mund të fillojnë të përgatiten për Katar, të cilët janë në grupin B me Anglinë, SHBA-të dhe Iranin.

Kapiteni i Uellsit Gareth Bale tha për Sky Sport: “Ky rezultat është rezultati me i madh në historinë e futbollit uellsian. Jemi  shumë te entuziazmuar, ne po shkojmë në një Kupë Botërore”.

Me tej ai shtoi “Jam pa fjalë, jemi shumë të lumtur, e bëmë ketë për të gjithë fansat tanë të mrekullueshëm dhe fjalët nuk të përshkruajnë se si ndihem në ketë moment”.

Gareth Bale duke festuar goditjen e tij të lirë e cila u konvertua ne gol nga Yarmolenko

Uellsi tash duhet ta kthejë vëmendjen kah Liga e Kombeve këtë muaj. Skuadra uellsiane do të përballet me Holandën te mërkurën dhe Belgjikën të shtunën, të dyja ndeshjet fillojnë nga ora 19:45 në Cardiff. Dhe pastaj do të ndeshet prapë me Holandën, por kësaj here në Rotterdam duke filluar nga ora 19:45 me 14 qershor.

Gjithashtu edhe Ukraina ka tri ndeshje ne Ligen e Kombeve, duke filluar në një udhëtim ne Dublin, për tu përballur me Irlandën të mërkurën nga ora 19:45. Ndërsa të shtunën ka ndeshje “në shtëpi” kundër Armenisë nga ora 14:00, dhe prapë kundër Irlandës më 14 qershor nga ora 19:45.

Ekipi Ukrainas do të i zhvillojë ndeshjet në Lodz të Polonisë, për shkak të luftës në Ukrainë.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika