Uganda: 40 të vrarë nga një sulm në shkollë

Tetë persona mbeten në gjendje kritike pas sulmit në shkollën e mesme "Lhubirira"

Uganda, Afrikë
Uganda, Afrikë

Rreth 40 persona, kryesisht studentë, janë vrarë në një shkollë në Ugandën perëndimore të Afrikës nga rebelët e lidhur me grupin “Shteti Islamik”.

Siç raporton BBC, tetë persona mbeten në gjendje kritike pas sulmit në shkollën e mesme “Lhubirira” në Mpondwe.

Mes të vdekurve janë edhe djem që po qëndronin në konviktet e shkollës.

Shumë prej trupave u transferuan në Spitalin Bwera, tha zëdhënësi i policisë kombëtare Fred Enanga.

Sulmi ndodhi rreth orës 23:30 me orën lokale (20:30 GMT) të premten në shkollën në distriktin Kasese në Ugandën perëndimore.

Në këtë shkollë, vijojnë mësimet mbi 60 persona, shumica e të cilëve jetojnë atje.

Ndërkaq, disa nga vajzat janë rrëmbyer.

Disa prej trupave thuhet se janë djegur keq dhe do të duhet të kryhen teste të ADN-së për t’i identifikuar.

Sulmuesit thuhet se kanë djegur dyshekët e studentëve dhe gjithashtu mendohet se kanë shpërthyer bomba në rajon.

Në mesin e të vdekurve ka të ngjarë edhe anëtarë të komunitetit të gjerë. Nga ana tjetër, një numër studentësh mbeten të pagjetur.

Policia thotë se sulmi i së premtes u krye nga Forcat Demokratike Aleate (ADF) – një grup ugandan me bazë në Republikën Demokratike të Kongos.

Ushtarët po ndjekin grupin që u largua drejt parkut kombëtar Virunga në DRC, shtoi policia.

Sulmi ndaj shkollës është sulmi i parë i tillë në një shkollë në Uganda në 25 vjet.

Në qershor 1998, 80 studentë u dogjën për vdekje në konviktet e tyre në një sulm të ADF në Institutin Teknik “Kichwamba” pranë kufirit të DRC. Më shumë se 100 studentë u rrëmbyen.

Rebelët e ADF kanë vepruar nga brenda DRC për dy dekadat e fundit.

Në vitin 2021, sulmet vetëvrasëse me bomba në kryeqytetin e Ugandës, Kampala dhe pjesë të tjera të vendit, iu fajësuan ADF.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika