Ugljanin: Igor Simiq e ka nisur çështjen e peticioneve në veri

Igor Simiq e ka nisur çështjen e nënshkrimeve të peticionit, i cili do të hapte rrugën për shkarkimin e kryetarëve shqiptarë në katër komuna në veri të Kosovës, thotë Nedzad Ugljanin, kryesues i kuvendit komunal i Mitrovicës së Veriut

Nedzad Ugljanin, kryesues i kuvendit komunal i Mitrovicës së Veriut, ka deklaruar se ish-deputeti nga radhët e Listës Serbe, Igor Simiq, e ka nisur çështjen e peticioneve në veri.

Ugljanin thekson se organizimi i peticionit ka qenë një lloj marrëveshjeje.

“Fillimi i procedurës nga grupi iniciues ka qenë i gabuar. Organizimi i peticionit dhe nënshkrimi i peticionit, sigurisht është një lloj marrëveshje, sidomos marrëveshjet e Ohrit dhe aneksi, duke u bazuar në disa marrëveshje që veç po realizohen në pjesën veriore, si elektrika energjetike, stikersat, tabelat, janë pjesë të marrëveshjes, por edhe presioni ndërkombëtar, interesimi i tyre që të kryhet çështja”, tha ai.

“Grupi inicues që nga fillimi ka qenë destruktiv, dhe unë e kam paralajmëruar se nën hije është një person në kuadër të Lista Srpskës, i cili i orienton, ka qenë pjesë e Kuvendit të Kosovës, është në dorëheqje, por ende është në kuadër të Listës Serbe, është fjala për Igor Simiq. Që nga fillimi ka qenë sulmi në kuvendin komunal edhe kryesuese që nuk po i kryen detyrat obligative, ne i jemi përmbajtur ligjshmërisë dhe udhëzimit administrativ…”, shtoi ai.

Peticioni është nënshkruar edhe nga përfaqësuesit e Listës Serbe, parti që bojkotoi zgjedhjet dhe largoi përfaqësuesit e saj nga institucionet e Kosovës, duke nxitur edhe largimin e serbëve të tjerë.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika