Ujdia me Danimarkën për burgjet, PDK-ja refuzon sërish ta votojë ujdinë me Danimarkën

Qeveria e Kosovës e ka miratuar përmbajtjen e njëjtë të projektligjit që lejon sjelljen e të burgosurve nga Danimarka në Qendrën Korrektuese në Gjilan ndonëse vetëm pak ditë përpara nuk arriti të kalojë në Kuvend. Por, prapë, Partia Demokratike e Kosovës zotohet se do ta kundërshtojë këtë marrëveshje ndërkombëtare

Një marrëveshje në mes Kosovës dhe Danimarkës që ishte shndërruar në projektligj që nga qershori i vitit të kaluar po ngecë në Kuvend.

Bëhet fjalë për marrëveshjen që ka për qëllim sjelljen e rreth 300 të burgosurve nga Danimarka në Kosovë.

Por, partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje nuk e ka ndërmend të tërhiqet prej Projektligjit për Ratifikimin e Traktatit ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Danimarkës

Vetëm 4 ditë pasi Kuvendi e kundërshtoi përmes votës këtë marrëveshje, e njëjta pa asnjë ndryshim është miratuar prapë nga Qeveria.

Këtë e konfirmuan nga Ministria e Drejtësisë të cilët i thanë Dukagjinit se marrëveshja e njëjtë është rikonfirmuar nga pala kosovare dhe ajo daneze.

Por, partia opozitare deputetët e së cilës e votuan kundër marrëveshjen, nuk e kanë ndryshuar mendjen, sidomos me përmbajtjen e njëjtë të saj.

“Ajo marrëveshje nuk është sjell për tu analizuar, institucionet e sigurisë nuk kanë dërguar mendimet e tyre as në Komisionin për Siguri dhe Mbrojtje por as në grupet parlamentare apo Kuvend që ne me pas të qartë se me çfarë kategorie e të burgosurve bëhet fjalë”, ka deklaruar Hisen Berisha nga PDK.

Hisen Berisha tregon paqartësitë të cilat duhet t’i shmang ky projektligj.

“Kush është kategoria e këtyre të burgosurve, për çfarë natyre të veprës penale, çfarë kategorie njerëzish janë. Çka nëse janë persona të ndonjë organizate terroriste”, është shprehur Berisha.

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu përmes një fotografie të publikuar në rrjete sociale ka njoftuar se ka realizuar një takim virtual me homologun e saj danez, që e ka vlerësuar ‘të frytshëm’.

Sipas marrëveshjes, Kosova do t’i jepte në shfrytëzim Danimarkës Burgun e Gjilanit, e shteti skandinav aty do të sillte të burgosur nga vende të treta.

Shija e redaktorit

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

“Debat Plus” prinë bindshëm, pakontestueshëm emisioni më i shikuar politik...

Mbi 15 mijë respodent i janë përgjigjur Exit Poll të realizuar nga UBO Consulting e të porositur nga Televizioni Dukagjini. Saktësia e këtij “Exit...

Të fundit nga rubrika