Ujkani: Besoj se mund të kualifikohemi në Evropian

Portieri i Kombëtarës së Kosovës, Samir Ujkani gjatë përgatitjes së ekipit ka thënë se " Besoj se mund të arrijmë qëllimin tonë për t’u kualifikuar"

Kombëtarja e Kosovës gjatë të hënës së 20 marsit i ka filluar përgatitjet për dy ndeshjet e këtij muaji në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian “Euro 2024”.

Pas seancës stërvitore, Portieri i skuadrës tonë, Samir Ujkani në një intervistë për Federatën e Futbollit të Kosovës, ka theksuar se beson në kualifikimin historik të Kosovës.

“Kemi filluar të përgatitemi për dy ndeshjet e para. Është shumë e rëndësishme të fillojmë mirë, sepse qëllimi ynë është të besojmë te kualifikimi edhe pse e dimë se është shumë e vështirë, pasi grupi është shumë i rrezikshëm. Kemi shumë respekt për kundërshtarët, por çdo lojë për neve është finale dhe sigurisht se në ndeshjet në shtëpi me tifozët tanë do të jemi edhe më të fortë. Besoj se mund të arrijmë qëllimin tonë për t’u kualifikuar”, ka theksuar Ujkani.

Me këtë rast, ai tutje ka thënë se “Sikur Izraeli edhe Rumania, por edhe të gjitha ekipet tjera janë kandidatë për t’u kualifikuar dhe për këtë arsye them se është grup shumë i rrezikshëm. Në çdo ndeshje duhet të japim maksimumin dhe grupi duhet të jetë në 100 përqindëshin e tij në mënyrë që të kemi gjasa për kualifikim”.

“Me forcat tona, bashkë me tifozët tanë të cilët do të na shtyjnë përpara mendoj se ka ardhur koha që duhet të besojmë në kualifikim”, deklaroi Ujkani.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika