Uka: Të thuash se Azem Syla ka blerë toka nga serbët, është njësoj si të thuash se Papa u pa duke u falur në xhami

Ish-i dënuari në rastin “Bllaca”, Shpresim Uka, i cili është dënuar edhe në rastin “Toka”, ka mohuar akuzat ndaj Azem Sylës për përfshirje në shitblerjen e tokave nga serbët.

Sipas Ukës, qëllimi i këtyre akuzave ka qenë diskreditimi i Azem Sylës për shkak të rolit të tij si ish-komandant i përgjithshëm i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

“Më thënë për Azem Sylën se ka shit dhe ka ble toka prej serbëve, është njëjtë sikur më të thënë ty qetash se e kam pa Papën tu u fal në xhami të Çarshisë në ora 12. Njëjtë është. Nëse mundesh me pa Papën duke u fal në xhami të Çarshisë, edhe unë e kam pa Azem Sylën tu shita toka. Marrja e zotit është se çfarë kanë bërë. Por qëllimi ka qenë për ta diskredituar e me ul se ka qenë komandant i përgjithshëm i UÇK-së. Vetëm formën me bë diçka ka qenë përmes neve që kemi qenë afër neve”, ka thënë Uka në Debat Plus.

Rasti “Toka” lidhet me akuzat për përvetësimin e pronave shoqërore në Kosovë përmes falsifikimit të dokumenteve dhe veprimeve korruptive. Megjithatë, gjykata e ka liruar Azem Sylën nga akuzat për këtë rast, duke konstatuar se nuk kishte prova për përfshirjen e tij.

Nga ana tjetër, disa të akuzuar të tjerë janë shpallur fajtorë për vepra të ndryshme penale, përfshirë krimin e organizuar, mashtrimin dhe pastrimin e parave. Ndër ta, Shpresim Uka u dënua me 7 vjet burg dhe një gjobë prej 50,000 eurosh.

Shija e redaktorit

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

“Debat Plus” prinë bindshëm, pakontestueshëm emisioni më i shikuar politik...

Mbi 15 mijë respodent i janë përgjigjur Exit Poll të realizuar nga UBO Consulting e të porositur nga Televizioni Dukagjini. Saktësia e këtij “Exit...

Të fundit nga rubrika