Ukaj për takimin Kurti-Vuçiq: Do të jetë sa për sy e faqe, pa rezultat

Politologu Fidan Ukaj parashikon se takimi Kurti-Vuçiq nuk do të sjellë rezultate konkrete, duke e konsideruar atë një mundësi për propagandën serbe

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, pritet të takohen në Bruksel më 26 qershor, në kuadër në dialogut.

Këtë takim e ka komentuar politologu, Fidan Ukaj, i cili, ka thënë se do të jetë takim pa rezultat.

Sipas Ukajt, ky takim do të shfrytëzohet prapë nga Serbia si mundësi për propagandën e tyre.

“Prapë do të jetë një takim sa për sy e qafe. Me dëshmu para faktorit ndërkombëtar se jemi të gatshëm për takim, por që do të ketë rezultat. Po ashtu, do të jetë një mundësi për Serbinë me shfaqë prapë propagandë e saj, duke akuzuar Kosovën dhe në anën tjetër duke provuar të paraqitet si bashkëpunuese ndaj thirrjeve të faktorit ndërkombëtar, për t’u takuar me palën kosovare”, ka thënë Ukaj, në “FIVE” të Dukagjinit.

Krahas kësaj, Ukaj e ka kritikuar emisarin e BE-së, Miroslav Lajçak, se e ka bllokuar procesin e dialogut, duke u fokusuar vetëm në çështjen e Asociacionit, e jo në çështje të tjera.

“Lajçak po insiston një kërkesë që ka qenë e vazhdueshme në adresë të Kosovës, në aktor vitet e fundit sa është ndihmues i dialogut. Po e bllokojnë procesin dhe pikërisht për këtë arsye, puna dhe angazhimi i Lajçaku vetëm ndihmë dhe facilitim nuk ka qenë. Por ka qenë dështim dhe bllokim i procesit dialogues”, ka shtuar Ukaj.

Gjatë ditës, zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu, për Dukagjinin ka thënë se fokusi kryesor i takimit do të jetë zbatimi i Marrëveshjes në rrugën drejt normalizimit të raporteve, aneksi për zbatimin e saj “dhe rruga përpara”.

“Në fokus kryesor ky takim do të ketë zbatimin e marrëveshjes bazike dhe aneksit të saj, dhe rrugën përpara”, ka thënë Kryeziu.

Ndërsa, nga BE-ja ende nuk kanë dhënë detaje lidhur me agjendën e takimit Kurti-Vuçiq.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika