Ukraina është e bindur se do ta fitojë luftën teknologjike me Rusinë

Mykhailo Fedorov, ministër i Transformimit Digjital, ka thënë se pajisjet autonome, dronët, lufta elektronike, komunikimet satelitore dhe teknologjitë e tjera kanë qenë pjesë vendimtare e luftës me Rusinë që ka nisur para më shumë se një viti

Ushtritë ukrainase dhe ruse po luftojnë në frontin e luftës, por lufta e madhe e Evropës në epokën e internetit ka shkrepur edhe luftën e teknologjisë, pasi të dyja palët po synojnë të jenë përpara me dronët dhe komunikimet satelitore.

Teksa dy palët kanë mbajtur shpejtësinë e zakonshme, ministri ukrainas që është në krye të teknologjisë, ka thënë se është i bindur që shteti ka motivimin dhe aftësitë për ta mposhtur Rusinë me inovacion në luftë.

Mykhailo Fedorov, ministër i Transformimit Digjital, ka thënë se pajisjet autonome, dronët, lufta elektronike, komunikimet satelitore dhe teknologjitë e tjera kanë qenë pjesë vendimtare të luftës me Rusinë që ka nisur para më shumë se një viti.

“Teknologjia mundëson që artileria tradicionale dhe moderne të jetë më e saktë dhe ato na kanë ndihmuar t’i shpëtojmë jetët e ushtarëve tanë”, ka thënë ministri ukrainas.

“Kur keni ‘sytë’ mbi ju, mund të merrni vendime më efektive rreth menaxhimit të ushtrisë”, ka shtuar ai.

Ai e di se edhe Rusia është në dijeni për rëndësinë e teknologjisë në frontin e luftës dhe vazhdimisht ka zhvilluar dhe përmirësuar teknologjinë e saj.

“Çdo ditë ka dronë të rinj nga ana jonë dhe e Rusisë. E dimë se çfarë lloje kanë. I marrim i çmontojmë dhe i studiojmë”, ka thënë Fedorov.

Ai ka thënë se Qeveria po planifikonte investime në projekte të teknologjisë së re, për të inkurajuar konkurrencën dhe inovacionin e mëtejshëm.

“Në këtë luftë teknologjike, ne me siguri do të fitojmë”, ka thënë ai.

“Edhe nëse më pak se 50-60% e projekteve të mbështetura do të japin rezultat, mund të jetë vendimtar në fushën e betejës”.

Javët e fundit, pritjet për kundërsulm të mundshëm ukrainas këtë pranverë janë rritur. Fedorov ka thënë se ishte e pamundur të imagjinohej ndonjë operacion efikas pa teknologji në fushën e betejës.

Ukraina nuk ka ndërmarrë operacion të madh për t’i çliruar territoret e pushtuara qëkur rimori qytetin Kherson dhe një pjesë të provincës përreth nëntorin e kaluar. Megjithatë, frekuenca e sulmeve të raportuara me dron në Rusi është rritur.

Gjatë muajve të fundit, një varg sulmesh me dronë ka shënjestruar zona në Rusinë jugore dhe perëndimore, duke reflektuar shtrirjen në rritje të ushtrisë ukrainase.

Pas çdo sulmi, autoritetet ruse fajësuan Ukrainën, por zyrtari ukrainas nuk pranoi hapur përgjegjësinë. Në vend të kësaj, ai ka theksuar të drejtën për të sulmuar çdo objektiv në përgjigje të agresionit rus.

Fedorov ka deklaruar se efekti i luftës me dron të Ukrainës mund të shihet në veprimet e Rusisë, duke vënë në dukje se Rusia tani ka filluar t’i lëvizë pajisjet e blinduara më larg nga vija e frontit.

“Ka pasur disa ngjarje që e kanë ndryshuar situatën, por ne vazhdojmë ta përshkallëzojmë këtë përvojë të dobishme”, ka thënë ministri.

Duke komentuar betejën për qytetin e Bakhmut, më e gjata e luftës deri më tani, Fedorov ka thënë se “përdorimi i teknologjive është i paçmuar në situata të tilla”.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika