Ukraina gati për një kundërofensivë për të rimarrë provincën Kherson

Zyrtarët e Ukrainës kanë paralajmëruar qytetarët e provincës jugore Kherson të largohen nga provinca, pasi janë duke planifikuar një kundërsulm për të rimarrë provincën nga rusët

Ilustrim.

Zëvendëskryeministrja e Ukrainës, Irina Verescuk, u bëri thirrje civilëve që të largohen urgjentisht nga provinca jugore Kherson, e cila është pushtuar nga forcat ruse, pasi ushtria ukrainase planifikon një kundërsulm njofton The Economist.

Pjesën më të madhe të provincës jugore Kherson, si pjesën në Detin e Zi, ashtu edhe qytetin Kherson.

Vrerescuk paralajmëroji qytetarët e kësaj zone se duhet të evakuohen menjëherë, pasi do të ketë luftime dhe granatime.

Ajo, gjithashtu, tha se në atë zonë do të ketë shumë gra dhe fëmijë, dhe nuk duhet të jenë mburojë njerëzore, dhe për këtë nuk dihet se kur mund të fillojë kundërsulmi.

“Unë jam e sigurt se do të ketë gra dhe fëmijë atje dhe ata nuk duhet të jenë mburojë njerëzore”, ka thënë Verescuk.

Ndërsa, e ashtuquajtura qeveri, e krijuar nga Moska në këtë provincë ka njoftuar se do të mbajë referendum për bashkimin me Rusinë, mirëpo ende nuk është shpallur një datë për këtë.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika