Ukraina i kërkon Gjermanisë raketa Taurus

Një zëdhënëse e Ministrisë së Mbrojtjes në Berlin ka thënë se Ukraina i ka kërkuar Gjermanisë që ta furnizojë me raketa të llojit Taurus

Një zëdhënëse e Ministrisë së Mbrojtjes në Berlin ka thënë se Ukraina i ka kërkuar Gjermanisë që ta furnizojë me raketa të llojit Taurus.

Këto raketa mund të lëshohen nga anijet dhe kanë një rreze veprimi prej rreth 500 kilometrash.

Gjermania ka pranuar këtë kërkesë para disa ditësh, tha zëdhënësja, duke konfirmuar raportimet e Frankfurter Allgemeine Zeitung. Ajo nuk pranoi të japë më shumë detaje apo të tregojë nëse Gjermania do të furnizojë me këto raketa Ukrainën.

Nëse Berlini do t’i dërgojë Kievit këto raketa, atëherë Gjermania do të ndiqte shembullin e Britanisë, e cila më herët gjatë majit u bë shteti i parë që pranoi se i ka dhënë Ukrainës raketa me rreze të gjatë veprimi.

Shtetet e Bashkuara deri më tani kanë refuzuar që ta furnizojë Ukrainën me raketa ATACMS, që kanë rreze veprimi prej 297 kilometrash, pas shqetësimeve se Ukraina mund t’i përdorë ato për të sulmuar brenda kufijve rusë, që njihen ndërkombëtarisht.

Për muaj të tërë, Ukraina ka kërkuar që aleatët t’i japin këso lloje armësh, por ndihma e aleatëve perëndimorë është përqendruar në armë me rreze më të shkurtër veprimi.

Taurus prodhohet nga prodhuesi evropian i raketave, MBDA, dhe ka karakteristika të njëjta me raketën britanike, Storm Shadow.

Kjo raketë mund të godasë me precizitet caqe, trupa dhe depo të karburanteve përtej vijave të frontit, dhe po ashtu mund të godasë shënjestra të tjera, sikurse bunkerët që janë thellë nën tokë. /REL

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika