Ukraina i rrëzon 22 prej 27 dronëve me të cilët e sulmoi Rusia gjatë natës

Forca Ajrore ukrainase tha se i ka rrëzuar 22 nga 27 dronët e tipit Shahed, me të cilët Rusia i sulmoi pesë rajone të Ukrainës gjatë natës

Ilustrim

Forca Ajrore ukrainase tha se i ka rrëzuar 22 nga 27 dronët e tipit Shahed, me të cilët Rusia i sulmoi pesë rajone të Ukrainës gjatë natës.

Sulmi dëmtoi një objekt industrial dhe plagosi një person në rajonin e Poltava, tha guvernatori Filip Pronin, në Telegram.

Ushtria ukrainase shkatërroi gjashtë dronë mbi rajonin jugor të Mykolaiv, tha guvernatori.

Ai shtoi se nuk u raportua për viktima, veçse u shkatërrua një shtëpi private dhe u dëmtuan rreth dhjetë të tjera.

Katër dronë u rrëzuan mbi rajonin jugor të Hersonit dhe katër të tjerë mbi rajonin qendror të Dnipropetrovsk, thanë guvernatorët e rajoneve.

Sulmi shënjestroi gjithashtu rajonin verior të Sumit, pa detaje të dëmeve të raportuara nga autoritetet rajonale.

Rusia i ka rritur bombardimet kundër infrastrukturës energjetike civile në Ukrainë prej muajit mars, duke ia shkatërruar shumicën e kapaciteteve të termocentraleve dhe të hidrocentraleve.

Si pasojë, ka pasur reduktime të rrymës dhe import të energjisë elektrike në sasi rekorde.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika