Ukraina i rrëzon katër dronë rusë, i lë pa rrymë disa fshatra ruse

Ushtria ukrainase ka thënë se mbrojtja ajrore e Ukrainës i ka rrëzuar katër dronë rusë mbi rajonet Harkiv dhe Dnipropetrovsk, në mëngjesin e sotëm

Ilustrim. Foto: AP

Mbrojtja ajrore e Ukrainës i ka rrëzuar katër dronë rusë mbi rajonet Harkiv dhe Dnipropetrovsk mëngjesin e së premtes, tha ushtria ukrainase.

Ajo nuk tregoi se me sa dronë e sulmoi Rusia territorin ukrainas gjatë sulmeve të së premtes.

Ndërkohë, Roman Starovoit, guvernatori i rajonit kufitar të Rusisë, Kursk, tha se katër fshatra kanë mbetur pa rrymë në rajonin e tij të premten, si pasojë e sulmeve ukrainase me dronë.

Më herët, Ministria e Mbrojtjes e Rusisë tha se mbrojtja e saj ajrore i kishte rrëzuar katër dronë ukrainas mbi rajonet Belgorod dhe Nizhni Novogorod. Ukraina nuk ka komentuar pretendimet ruse.

Një ditë më herët, Shtabi i Përgjithshëm i Ukrainës tha se 19 ushtarë rusë u vranë dhe 12 të tjerë u plagosën kur një grup ushtarësh rusë u sulmuan me raketë në qytetin Olenivka, në pjesën e kontrolluar nga Rusia në rajonin e Donjeckut.

Në mesin e të vrarëve ishte edhe një zëvendëskomandant i një njësie të ushtrisë ruse, ndërsa komandanti i njësisë ishte në mesin e të plagosurve, sipas Shtabit ukrainas. /REL

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika