Ukraina kërkon avionë luftarakë perëndimorë pas marrëveshjeve për tanke

Pas marrëveshjes për dërgimin e tankeve, Ukraina ka kërkuar nga vendet tjera avionë luftarakë, pasi sipas tyre do të ndihmojnë në sfidimin e epërsisë ajrore të Rusisë

Avionë luftarakë

Ukraina fitoi mbështetje të martën e 31 janarit nga vendet baltike dhe Polonia në përpjekjen e saj për të marrë avionë luftarakë perëndimorë, por nuk kishte shenja se kombet më të mëdha si ShBA dhe Britania kanë ndryshuar qëndrimin e tyre për refuzimin për t’i ofruar avionëve luftarakë Kievit pas gati një viti lufte kundër forcave pushtuese ruse.

“Ukraina ka nevojë për avionë luftarakë, raketa, tanke. Ne duhet të veprojmë”, ka thënë Ministri i Jashtëm estonez Urmas Reinsalu në kryeqytetin e Letonisë, Riga, në një konferencë shtypi me kolegët e tij baltikë dhe polakë.

Ato vende, të cilat shtrihen në krahun lindor të NATO-s, ndjehen veçanërisht të kërcënuara nga Rusia dhe kanë qenë avokatët kryesorë për ofrimin e ndihmës ushtarake.

Ministri ukrainas i Mbrojtjes Oleksii Reznikov ka zhvilluar bisedime me homologun e tij francez, duke thënë se ata nuk diskutuan për avionë luftarakë të veçantë, por folën për “platformat” e aviacionit për të ndihmuar mbrojtjen tokë-ajër të Ukrainës.

“Nuk e di sa e shpejtë do të jetë kjo përgjigje nga aleatët perëndimorë” ndaj kërkesave të Kievit për avionë luftarakë, u shpreh Reznikov për AP.

“Unë jam optimist dhe mendoj se do të jetë sa më shpejt që të jetë e mundur”, ka theksuar ai.

Ai ndër të tjera ka renditur armët që Ukraina ka kërkuar vitin e kaluar, duke filluar me Stingers, dhe tha se përgjigja e parë ishte gjithmonë, “E pamundur”. Sidoqoftë, përfundimisht sipas tij një gjë e tillë “u bë e mundur”.

Ndërkaq, Ministri francez i Mbrojtjes Sebastien Lecornu, duke folur së bashku me Reznikov, është shprehur se nuk ka “tabu” për dërgimin e avionëve luftarakë, derisa ka konfirmuar se Franca do të dërgojë 12 topa të tjerë Cezar në javët e ardhshme.

Në anën tjetër, qeveria e Mbretërisë së Bashkuar, që është ndër mbështetësit diplomatikë të Kievit dhe furnizuesit ushtarakë, ka deklaruar se dërgimi i avionëve të saj luftarakë “nuk është praktike”.

Ndryshe, zyrtarët e Kievit u kanë kërkuar vazhdimisht aleatëve që të dërgojnë avionë, duke thënë se ato janë thelbësore për të sfiduar epërsinë ajrore të Rusisë dhe për të siguruar suksesin e kundërsulmimeve të ardhshme që mund të drejtohen nga tanket e betejës perëndimore.

Shija e redaktorit

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Promovohen dy libra të psikologut Fitim Uka nga Shtepia Botuese...

Nën vazhdën e aktiviteteve të panairit të 27-të të librit në Tiranë, Shtëpia Botuese "Dukagjini" sot ka mbajtur promovimin e dy librave të psikologut,...

Të fundit nga rubrika