Ukraina merr trupat e 49 ushtarëve

Ministria e riintegrimit të territoreve të pushtuara të Ukrainës, ka bërë të ditur se janë kthyer 49 trupa ushtarësh në Ukrainë. Teksa, ka theksuar se po bëhet gjithçka që trupat e mbrojtësve të kthehen

Ilustrim





49 trupa të tjerë ushtarësh janë kthyer në Ukrainë, kështu ka bërë të ditur ministria e riintegrimit të territoreve të pushtuara përkohësisht.

Gjithsej, 827 trupa ushtarësh janë gjetur që nga fillimi i punës së Zyrës së Komisionerit për Personat e Zhdukur në rrethana të veçanta, shkruan Skynews, transmeton Portali Dukagjini.

“Aktualisht, së bashku me agjencitë e zbatimit të ligjit, ne po bëjmë gjithçka që është e mundur për të kthyer trupat e mbrojtësve”, ka thënë Oleh Kotenko, i cili është në krye të operacionit.

Gjersa ka theksuar se puna po vazhdon, për të kontrolluar lokacionet ku mund të ketë luftëtarë të vdekur.

“Puna është duke u zhvilluar vazhdimisht për të gjetur lokacionet ku ka gjasa të jenë luftëtarët e vdekur”, ka theksuar ai.

Ndryshe, Ukraina ka negociuar shkëmbimin e trupave të ushtarëve me Rusinë. Si pjesë e operacionit të shkëmbimit, 62 trupa u kthyen në Ukrainë në tetor.





Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika