Ukraina ndalon përdorimin e Telegramit në pajisjet zyrtare

Telegram me risi të reja

Ukraina e ka ndaluar përdorimin e Telegramit në pajisjet zyrtare të personelit qeveritar dhe ushtarak, si dhe për punonjësit e sektorit të mbrojtjes.

Këshilli Kombëtar i Sigurisë dhe Mbrojtjes ka thënë se kjo është bërë për të “minimizuar” kërcënimet nga Rusia, e cila ka nisur pushtimin e Ukrainës më 2022, raporton BBC.

Telegrami përdoret gjerësisht nga qeveria dhe ushtria në Ukrainë dhe në Rusi.

Këshilli ka thënë se shefi i inteligjencës, Kyrylo Budanov, ka paraqitur prova të besueshme se shërbimet speciale ruse kanë aftësi të qasen te përdoruesit e Telegramit, edhe kur mesazhet fshihen.

“Unë gjithmonë kam mbrojtur dhe vazhdoj të mbroj lirinë e fjalës, por çështja e Telegramit nuk është çështje e lirisë së fjalës; është çështje e sigurisë kombëtare”, tha Budanov, sipas deklaratës.

Ndalimi do të jetë vetëm për pajisjet zyrtare, dhe jo për telefonat personal.

Një përjashtim nga ndalimi do të lejohet për njerëzit që përdorin aplikacionin në detyrat e tyre zyrtare. Ukrainasit janë të lirë të përdorin aplikacionin në pajisjet e tyre personale.

Aplikacioni përdoret gjerësisht në Ukrainë jo vetëm për mesazhe, por edhe për të lexuar lajme, duke përfshirë përditësimet mbi sulmet ajrore ruse.

 

 

Shija e redaktorit

VV e PDK lëshojnë sallën, dështon votimi i buxhetit të...

Asamblistët e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) dhe Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) kanë braktisur mbledhjen e Kuvendit të Komunës së Prishtinës, e cila kishte si...

Boksieri shqiptar Roberto Bakaj fiton meçin me nokaut

Roberto Bakaj ka shënuar fitore në meçin e zhvilluar në Harrow Leisure Center. Bakaj ashtu si vëllai i tij arriti ta nokautoj kundërshtarin, Shaban Hamadi...

Amarildo Bakaj fiton meçin me nokaut

Amarildo Bakaj ka shënuar një tjetër fitore në boksin profesionist. 25-vjeçari arriti fitore ndaj kundërshtarit, Mawuli Folivi në meçin e zhvilluar në Harros Leisure Center. Bakaj...

Të fundit nga rubrika