Ukraina po përgatitet për sulmet ruse në ditën e pavarësisë

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy ka paralajmëruar popullin e tij ukrainas të kenë kujdes gjatë ditës së pavarsisë, pasi mund të ketë sulme nga ana e Rusisë në drejtim te Kiev-it

Ilustrim

Ukraina po përgatitet për sulme të mundshme brutale pasi shënon të mërkurën e 24 gushtit 31 vjetorin që u çlirua nga Bashkimi Sovjetik, dhe gjashtë muaj luftë me Rusinë qe nga pushtimi rus me 24 shkurt.

Duke folur gjatë një fjalimi kombëtar të martën mbrëma, Zelenskiyy ka thënë nesër është një ditë e rëndësishme për të gjithë ne. Dhe prandaj kjo ditë, për fat të keq, është e rëndësishme edhe për armikun tonë. Ne duhet të jemi të vetëdijshëm se nesër janë të mundshme provokimet e tmerrshme ruse dhe sulmet brutale”, shkruan The Guardian.

Autoritetet kanë ndaluar tubimet masive në Kiev pasi zyrtarët perëndimorë dhe ukrainas paralajmërojnë se Rusia po përgatitet të sulmojë edhe një herë kryeqytetin.

SHBA-ja tha të martën se besonte se Rusia do të synonte infrastrukturën civile dhe qeveritare në ditët e ardhshme. Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskiyy, tha se kishte informacion nga shërbimet e inteligjencës të Ukrainës dhe partnerët ndërkombëtarë se ekzistonte një kërcënim në rritje.

Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës ka këshilluar ukrainasit që të jenë veçanërisht të kujdesshëm në ditën e pavarësisë, duke përmendur kërcënimin e sulmeve me raketa dhe “provokimet” nga Rusia.

Andriy Yusov, kreu i drejtorisë së inteligjencës së ministrisë, ka thënë në televizionin  shtetëror ukrainas se “Rusia dhe regjimi i Putinit sulmuan pavarësinë e Ukrainës dhe Ukrainën e pavarur. Ata janë me të vërtetë të fiksuar pas datave dhe simboleve, kështu që do të ishte logjike të ishin në vëzhgim dhe të përgatiteshin që ditën e pavarësisë të sulmohej.”

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika