Tufa e parë me avionët e shumëpritur luftarakë, F-16, ka mbërritur në Ukrainë, thanë të mërkurën ministri i Jashtëm i Lituanisë dhe një zyrtar amerikan.
F16-shat, të ndërtuar nga Lochheed Martin, kanë qenë dëshirë e kamotshme e Ukrainës, për shkak të forcës së tyre shkatërruese.
Ky avion mund të bartë bomba, predha dhe raketa.
“F16-shat në Ukrainë. Një gjë tjetër e pamundur doli të ishte plotësisht e mundur”, tha ministri i Jashtëm i Lituanisë, Gabrielius Landsbergis, në rrjetin social X.
Një zyrtar amerikan, duke folur në kushte anonime për AP tha se dërgimi i avionëve F-16 në Ukrainë është kompletuar.