Ukraina raportohet se po finalizon marrëveshjen për sigurimin e anijeve me drithëra

Ukraina është në fazën përfundimtare të diskutimeve për një marrëveshje me kompani ndërkombëtare të sigurimeve, përfshirë Lloyd's të Londrës, për të mbuluar anijet që udhëtojnë nga dhe drejt porteve të saj në Detin e Zi, në përpjekje për të siguruar tregtinë e drithërave dhe mallrave të tjera

Një operator varke transporton inspektorët në anijen Tzarevich, e cila po transporton 10,000 tonë metrikë miell luledielli nga Chornomorsk, Ukrainë, në Bullgari, më 6 tetor në Stamboll.

Ukraina është duke e finalizuar një marrëveshje me kompani globale të sigurimit për t’i mbuluar anijet me drithëra që udhëtojnë drejt dhe nga portet e saj në Detin e Zi.

Kështu ka raportuar më 21 gusht Financial Times, duke cituar zëvendësministrin e ekonomisë të Ukrainës, Oleksandr Gryban.

Gryban i ka thënë mediumit amerikan se marrëveshja ishte duke “u diskutuar në mënyrë aktive” mes ministrive përkatëse, si dhe bankave vendase dhe grupeve ndërkombëtare të sigurimeve, përfshirë kompaninë Lloyd’s të Londrës, Anglisë.

Gjatë muajit gusht, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka paralajmëruar se Ukraina do t’i luftojë sulmet e Rusisë në Detin e Zi, në mënyrë që të mundë të importojë dhe eksportojë drithëra dhe mallra të tjera përmes ujërave të tij.

Kjo deklaratë e Zelenskyt, më 8 gusht, erdhi pak ditë pasi dronët detarë ukrainas, të mbushur me eksplozivë, e dëmtuan një anije luftarake ruse, pranë një porti rus, dhe e goditën edhe një cisternë ruse të naftës.

Tensionet brenda dhe përreth Detit të Zi ishin përshkallëzuar në korrik, kur Rusia u tërhoq nga një marrëveshje e cila mundësonte eksportin e sigurt të drithërave nga portet e Ukrainës. Rusia i ka goditur vazhdimisht me dronë dhe raketa portet dhe siloset e drithit ukrainase.

Rusia u tërhoq nga marrëveshja e ndërmjetësuar nga Turqia dhe Kombet e Bashkuara, pasi tha se nuk janë plotësuar kërkesat e saj.

Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), Antonio Guterres, i propozoi muajin e kaluar presidentit rus ,Vladimir Putin, që ta zgjasë marrëveshjen në këmbim të lidhjes së një dege të bankës bujqësore të Rusisë me sistemin e pagesave ndërkombëtare SWIFT, raportoi agjencia e lajmeve Reuters.

Rusia i bllokoi portet ukrainase në Detin e Zi në fillim të pushtimit të saj në shkurt 2022.

Kjo bllokadë po e ngufat Ukrainën ekonomikisht, pasi ekonomia e saj para luftës varej pothuajse plotësisht nga eksporti, me çelikun dhe drithërat më të eksportuarat.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika