Ukraina raporton sulme të rënda raketore ruse në lindje dhe jug

Trupat ruse janë akuzuar nga ukrainasit për shkatërrimin e hambarëve, pajisjeve bujqësore dhe për pengimin e vendasve në përpjekje të shuarjes së zjarreve

Një bllok apartamentesh i djegur është goditur nga zjarri rus në Siversk, në Ukrainën lindore

Sulmet me raketa ruse kanë shkaktuar dëme të mëdha në qytetet e Ukrainës lindore dhe jugore, thonë zyrtarët rajonalë.

Guvernatori Pavlo Kyrylenko ka bërë të ditur se katër civilë vdiqën në një sulm në Siversk, një qytet në rajonin e Donetsk.

Zonat civile të Druzhkivka, në të njëjtin rajon, u goditën gjithashtu.

BBC” nuk ishte në gjendje të verifikonte detajet e sulmeve të fundit.

Forcat tokësore ruse nuk kanë bërë përparime të rëndësishme në 24 orët e fundit në përpjekjet e tyre për të marrë pjesën tjetër të rajonit të Donetsk-ut.

Përveç rajoneve të lartcekura, zyrtarët ukrainas raportuan sulme me raketa ruse në pjesë të Kharkiv, në veri, Mykolaiv, në jug dhe Kryvyi Rih, një qytet në veri-lindje të Mykolaiv.

Një raketë e dyshuar ruse shkaktoi këtë krater në Druzhkivka

Forcat ukrainase po mbrojnë ashpër Mykolaiv, një port strategjik lumor në një rrugë kyçe për në Odesa, e cila është qendra kryesore e eksportit të Ukrainës. Megjithatë, marina ruse ende po e pengon Ukrainën të dërgojë grurë nga Odesa.

Rusët po pushtojnë qytetin e Khersonit, por forcat ukrainase kanë marrë përsëri disa pjesë të rajonit.

Policia në rajon akuzon Rusinë për shkatërrimin e qëllimshëm të të korrave.

Në një postim në Facebook, ata tregojnë foto të fushave të djegura dhe thonë se “Zjarre në shkallë të gjerë ndodhin çdo ditë, qindra hektarë grurë, elbi dhe drithëra të tjera tashmë janë djegur”.

Ata akuzojnë gjithashtu trupat ruse për shkatërrimin e hambarëve, pajisjeve bujqësore dhe për pengimin e vendasve në përpjekje të shuarjes së zjarreve.

Në Kryvyi Rih, raketat ruse “Grad” dëmtuan një shkollë dhe banesa, duke vrarë një grua 41-vjeçare, tha guvernatori lokal, Valentyn Reznichenko.

Ministria ruse e Mbrojtjes tha se forcat e saj kishin shkatërruar një hangar që ruante obusët amerikanë “M777” në Chasiv Yar, afër Kramatorsk.

Qytetet Slovyansk dhe Kramatorsk pritet të jenë objektivat e radhës kryesore të Rusisë në Donetsk.

Policia e Khersonit thotë se trupat ruse po shkatërrojnë qëllimisht të korrat

SHBA-të thonë se po furnizojnë Ukrainën me katër sisteme të tjera raketash me precizion të lartë.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka bërë të ditur se raketat “HIMARS” po përdoren për të goditur depot e municioneve në territorin e kontrolluar nga Rusia, duke i bërë përpjekjet e Moskës për furnizim shumë më të vështira.

Në Mbretërinë e Bashkuar, bazat e Ushtrisë Britanike tani po përdoren për t’i trajnuar ukrainasit në luftime, bën të ditur qeveria e Britanisë së Madhe. Synimi mbetet realizimi i trajnimit të 10,000 ukrainasve gjatë muajve të ardhshëm.

Në një përditësim të ri të inteligjencës, ushtria e Mbretërisë së Bashkuar ka thënë se Rusia po lëviz forcat rezervë nga i gjithë vendi në pozicione pranë Ukrainës për operacione të ardhshme.

Ndër të tjera, MB bën të ditur se shumë nga përforcimet e Rusisë janë “grupime ad hoc, të vendosura me pajisje të vjetruara ose të papërshtatshme”.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika