Ukraina rekomandohet për statusin e kandidatit për BE

Përgjatë një konference për media, Shefja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka folur mbi pozicionin e Ukrainës në rrugëtimin e saj drejt Bashkimit Evropian

presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy dhe homologia e tij moldave, Maia Sandu.

Komisioni Evropian ka mbështetur Ukrainën dhe Moldavinë që të bëhen kandidate për anëtarësim në BE, transmeton “Euronews“.

Por, liderët e vendeve të BE-së do të thonë fjalën e fundit në një samit në Bruksel më 23 dhe 24 qershor.

Njoftimi është mirëpritur nga presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy dhe homologia e tij moldave, Maia Sandu.

Shefja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka thënë për Ukrainën se “ne të gjithë e dimë se ukrainasit janë gati të vdesin për perspektivën evropiane, ne duam që ata të jetojnë me ne, BE”

Ajo ka vlerësuar reformat e paraluftës të vendit për të trajtuar korrupsionin, për të frenuar ndikimin e oligarkëve dhe për të forcuar të drejtat e pakicave, megjithëse vuri në dukje se “ne duam të shohim rezultate në terren”.

Ndër të tjera, ajo ka theksuar se vendi gëzon një “demokraci shumë të fuqishme parlamentare, presidenciale” dhe se administrata e saj publike e ka mbajtur vendin në këmbë pavarësisht luftës. Njëherësh, ajo vuri në dukje se “Ukraina ka një shoqëri civile shumë të gjallë dhe aktive”.

“Për të përfunduar për Ukrainën, ne kemi një mesazh të qartë dhe ai është, po Ukraina meriton perspektivën evropiane, po Ukraina duhet të jetë e mirëpritur si një vend kandidat,” u tha ajo gazetarëve.

Nga ana tjetër, Zelenskyy, ka thënë se kjo lëvizje e bllokut shënon “hapin e parë në anëtarësimin në BE që sigurisht do ta sjellë fitoren më afër”, duke shtuar se pret rezultate konkrete nga ana e Komisionit Evropian.

Ndërsa javën e ardhshme është planifikuar që të takohen liderët e 27 vendeve të BE-së për të diskutuar mbi rekomandimin e Komisionit.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika