Të hënën e 19 shtatorit, forcat ukrainase raportohet të kenë shkatërruar një bazë mercenare ruse “Wagner” në rajonin e Luhansk-ut.
Lajmin e ka raportuar gazetari Denis Kazansky, i cili ka publikuar edhe një video nga godina që pretendohet se ka shërbyer për strehimin e mercenarëve “Wagner”.
“Forcat e Armatosura të Ukrainës shkatërruan një bazë mercenare të Wagner PMC në Kadiyivka (Stakhanov), rajoni Luhansk” raporton gazetari Kazansky.
The #Ukrainian Armed Forces destroyed a mercenary base of the #Wagner PMC in Kadiyivka (#Stakhanov), #Luhansk region, journalist Denis Kazansky reports. pic.twitter.com/eUWfihw5MV
— NEXTA (@nexta_tv) September 19, 2022
Ndërkohë, nuk është bërë e ditur, nëse ka pasur edhe trupa të vrarë gjatë aksionit apo vetëm godina është dëmtuar.
Ndryshe, në prill të këtij viti, mercenarë të shumtë nga kompania ushtarake private ruse, “Wagner Group”, janë vendosur në Ukrainën lindore.
Grupi ka qenë aktiv gjatë tetë viteve të fundit në Ukrainë, Siri e vendet afrikane, dhe është akuzuar vazhdimisht për krime lufte dhe shkelje të të drejtave të njeriut.
https://www.portalid.com/mercenaret-ruse-ne-afrike-mund-te-dergohen-ne-ukraine/